Një grua në Leposaviç ka raportuar se para shtëpisë i është djegur vetura, pronë e bashkëshortit të saj.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, derisa thuhet se në kohën e incidentit gruaja kishte vërejtur dy persona me kapela të cilët sipas saj, kanë ikur në drejtim të panjohur.
Teksa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit.
“Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetim”, thuhet në raport./teve1.info./