TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Digjet objekti i Peroviq,Lista Serbe kërkon që në hetim të përfshihet EULEX-i

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Objekti është nën pronësinë e kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq. Kjo parti, kërkoi përfshirjen e EULEX-it në hetime, meqë dyshon të kapaciteti i Policisë së Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
7 muaj ago
1 0
A A

Pajisjet brenda u dëmtuan.

E nuk shpëtuan, edhe ato që arritën t’i nxirrnin jashtë.

Janë këto pasojat që la zjarri brenda këtij objekti në Uglarë të Zubin Potokut.

E gjithë ngjarja, ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Tëvë1 ka provuar ta kontaktoj Peroviqin, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Ndërsa nga Policia e Kosovës, rasti u cilësua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë një kat te shtëpisë (lokal qe kishte shërbyer si shtyp-shkronjë me parë) ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Por, Policisë së Kosovës, nuk po i beson Lista Serbe.

Këta kërkojnë përfshirjen e EULEX-it në hetime.

“Ne kërkojmë një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur të këtij sulmi, i cili duhet të kryhet nën syrin vigjilent të organizatave ndërkombëtare, kryesisht të EULEX-it, sepse me të drejtë dyshojmë në dëshirën dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të hetuar këtë rast në një mënyrë profesionale dhe të paanshme”, ka qenë reagimi nga kjo parti.

Në fund, Lista Serbe pretendon se ky sulm është i motivuar politikisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën