Një veturë është përfshirë nga zjarri në Leposaviq ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti sipas PK-së është duke u hetuar.
“Leposaviq 17.03.2024-02:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri vetura e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport.