Një veturë e tipit Mercedes GLA i vitit 2018, me targa të Zvicrës është perfshirë nga zjarri në fshatin Grazhdanik në Prizren.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 19:00.
Shaqyri Bytyqi, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit, për teve1.info tha se sipas qytetarit që i është djegur vetura, dëmi është rreth 43000 Franga zvicerane.
“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se fshatin Grazhdanik, Prizren përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij kur ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasoje zjarrit automjeti është djegur tërësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime, Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane”, ka thënë Bytyqi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ësh të filluar rasti “Incident zjarri”.