Tri vetura janë djegur mbrëmë pas mesnate te kompleksi “Eliza” në Fushë-Kosovë.
Teve1.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa nuk dihen arsyet e djegies së veturave.
Në vendngjarje janë parë edhe zjarrfikësit.
Teve1.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth rastit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.