TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
0 0
A A

Një punë  disa vjeçare u  thuajse u shkatërrua brenda pak minutash.

Plantacioni prej 5 hektarësh i mbjellë me drunj të llojit “Pallovnia” në fshatin Lloshkobarë të Ferizajt është përfshirë nga flakët, duke i shkaktuar dëme të mëdha një biznesi.

Menaxheri i plantacionit, Fehmi Aliu, tregoi se zjarri përfshiu të mbjellurat me shpejtësi, duke rrezikuar të shuante të gjithë biznesin në pak minuta.

“Sipas një statistike, dëmet shkojnë deri në 60-70 mijë euro. Ky është një lloj druri industrial që zhvillohet dhe rritet shumë shpejt, por kërkon shumë punë. Kjo është hera e katërt që punojmë. Kemi bërë shumë shpenzime dhe në një kohë shumë të shkurtër, për 10 minuta, mund të na shuhej gjithë biznesi”, tha menaxheri i plantacionit, Fehmi Aliu.

Për të ndihmuar në fikjen e zjarrit, përveç zjarrfikësve, në vendngjarje intervenuan edhe vetë punonjësit e biznesit dhe qytetarë të tjerë.

“Fikja e zjarrit ka qenë shumë e vështirë. Ne i kemi dalë në ndihmë me disa bombola, bashkë me qytetarë dhe miq. Unë kam ardhur pas zjarrfikësve, ishte shumë vështirë, flakë e madhe. Por falë zjarrfikësve dhe Zotit, u shua”, tha Aliu.

Aliu dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht dhe nuk është rasti i vetëm.

“Ky zjarr është i qëllimshëm. Edhe para një jave është djegur pjesa e pasme ku janë përfshirë 3 hektarë të tjerë. Policia thotë që është arrestuar dikush, por kërkojnë dëshmitarë kur personi është lajmëruar vetë. Çfarë kanë për të kërkuar dëshmitarë?”.

Përveç plantacionit të pemëve, zjarri ka përfshirë edhe pronën e një fermeri tjetër në të njëjtën zonë, duke dëmtuar tërësisht 5 hektarë me mjedra, 5 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se persona të panjohur u kanë vënë zjarrin pronave të dy viktimave, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë dredhëza dhe 1 hektar me arra, të cilat janë djegur në tërësi”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga zjarrfikësit në Ferizaj por të njëjtit ishin në një intervenim.

Zjarre të mëdha janë shënuar ditëve të fundit në disa zona të Kosovës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona private dhe në mjedis.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën