Vrasja e rreshterit policor, Muhamet Lika prillin e vitit të kaluar në objektin e banesës së tij, duket se ka qenë e menduar dhe planifikuar mirë.
Kështu thotë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt të cilën e ka siguruarTëvë1.
Në aktin akuzues tregohet se në natën kritike, Lika ishte përcjellë vazhdimisht nga grupi i personave që tashmë janë arrestuar.
Vrasja theksohet se është kryer për qëllime të ulëta, hakmarrëse, duke e urryer viktimën në raport me punën e tij të ushtruar si zyrtar policor.
Aty shpaloset edhe dëshmia e gruas së Likës, e cila kishte mohuar se ka parë diçka shqetësuese te ai, përveçse një rasti që kishte pasur me tani të akuzuarit.
“Saktësisht gjatë vitit 2023, e kishte njoftuar bashkëshorten e tij se kishte pasur një problem me disa persona lidhur me shpërndarjen fletushkave me karakter fetar si dhe ndezjen e një pishe në qytet, e që bëhet fjalë për të miturin Rejhan Bela dhe grupin e tij. Diku rreth 3-4 dite para vrasjes se tij përderisa ishin bashke me Muhametin duke u kthyer ne banese prej qytetit dhe tek lokali i Haki Beles, i kanë pa këta persona duke qëndruar aty te gjithë se bashku dhe kjo i thotë Muhametit ‘për qudi këta persona janë duke qëndrua se bashku’ dhe i njëjti i thotë ‘diçka ka me kris këtu se shume janë duke qëndruar së bashku’ dhe këto fjale janë ajo qe i ka thënë Muhameti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë
Ajo ka deklaruar se një nga të akuzuarit, Edmond Lika e ka njohur pasi i njëjti ka punuar në lokalin e ish-rreshterit, e për të cilin thotë se pas vrasjes ka shkuar në atë lokal.
“Ka menduar se mos ndoshta është thye lokali dhe duke shikuar e ka vërejtur qe dritarja e vogël është hapur dhe aty kjo i kishte lënë disa cigare dhe çamçakeza dhe e vëren se ato kane ra ne toke dhe një fiok te cilën e mbajnë me çelës ishte e thyer, dhe aty e kanë pas një bllok te zi (fletore) ku Muhameti i ka mbajte shënim borxhet dhe atë dite ne lokal nuk ishte fletorja aty. Kjo është shume e sigurt se atë fletore – bllok te zi e kishte marre Edmondi sepse i vetmi ai e ka ditur qe Muhameti e mban një fletore aty dhe çka ka te shkruar aty. Nuk e di se kur është thyer lokali mirëpo një dite para se me u arrestu këta persona e ka vene re këtë detaj në lokal. Mendon se këtë fletore e kane marre për faktin se kane menduar se Muhameti do te këtë mundur te lere ndonjë shënim aty dhe pikërisht kjo dyshon qe ajo fletore është marre pikërisht për këtë arsye”, ka thënë tutje Prokuroria themelore në Ferizaj.
Prokuroria thotë se nga analizimi i telefonave të të dyshuarve, ka rezultuar me disa SMS, dokumente, foto imazhe e komunikime në rrjete sociale si Tik-Tok e Snapchat.
“Në bazë të egzaminimeve ka mundësi të jenë radikalizuar apo shtyrë në radikalizim fetar në ndonjë nga grupet Ekstremiste si ‘Isis’ për të cilat janë siguruar foto dhe janë bashkangjitur këtij raporti që sygjerojnë mundësinë e përfshirjesë në grupe ekstremiste si ISIS”, shkrujn tutje nga Prokuroria.
I dyshuari kryesor, i mituri Rejhan Bela bashkë me tjerët vërehen nga audio-incizimet se kanë pasur të veshura rrobat të njëjta në kohën kur është kryer vrasja.
“Në video-incizim dëgjohet kur i thotë “Bravo ik” momentin që takohet me të pandehurit tjerë, e po ashtu i pandehuri Haki Bela qëndron afër një lisi duke pritur dhe përcjellur gjendjen në teren e këtë e vërteton edhe vetë dëshmia e dëshmitarit Driton Dardhishta i cili e kofirmon se kanë qenë dy persona të rinjë në moshë duke vrapuar dhe posa janë bërë bashkë kanë komunikuar në mes vete duke i thënë ‘e pat me kaq’ e po ashtu në Video dhe Audio-incizim është vërtetuar se i mituri në bashkëkryerje edhe me të pandehurit ka kryer këtë vepër penale”, ka përfunduat Prokuroria.
Provë tjetër që është përmendur në aktakuzë, është raporti i policit, Adhurim Tafili i datës 31.03.2025.
Ai ka treguar se derisa po shqiptonin një tiketë për kundërvajtje, diku rreth 20 metra kishin vërejtur të miturin Rejhan Bela dhe kishin dyshuar që i njëjti po kërkohej me urdhër të Gjykatës.
Ky i fundit kishte ikur me shpejtësi e ku nga xhepi i kishte rënë telefoni personal, që ishte sekuestruar përkohësisht dhe ishte dërguar në stacion policor.
Madje në aktakuzë thuhet se vërtetimi i kryerjes së kësaj vepre identifikohet edhe përmes bastisjeve të kryera nga Policia ku janë siguruar dhe sekuestruar rroba të ndryshme që natën kritike i ka pasur veshur i dyshuari dhe grupi i tij.






