TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Diant Ramaj konfirmon interesimin nga Kosova, por vazhdon ta presë Gjermaninë

Portieri shqiptar nën pronësi të Borussia Dortmundit, Diant Ramaj ka konfirmuar interesimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i bashkuar Kombëtares së Kosovës, por interesimi i tij vazhdon të mbetet përfaqësimi i Gjermanisë.

I nënshkruar nga Dortmundi dhe i huazuar menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit, Ramaj aktualisht po mbron në veri të Danimarkës te Copenhagen.

23-vjeçari i lindur në Shtutgart, me prejardhje nga Kosova, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të publikuar në edicionin e shtypur të së mërkurës në Sport Bild.

Djaloshi me prindër nga Kosova dikur konsiderohej si një nga portierët më perspektivë gjatë kohës së tij me Eintracht Frankfurt, por ftesa nga Kombëtarja e Gjermanisë nuk po vjen, edhe pse Ramaj vazhdon ta pres.

“Unë qëndroj në kontakt me ish-trajnerin e portierëve [DFB Junior] Manuel Schneider. Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë nga ekipi senior. Unë ende e di se nëse tregoj aftësitë e mia, do të jetë e vështirë të më mbajnë jashtë radarit”, ka thënë fillimisht Ramaj.

“Ndryshimi i madh i gjeneratës [në pozicionin e portierit] nuk është domosdoshmërisht një disavantazh për mua”.

Ramaj u pyet gjithashtu për Kombëtaren e Kosovës, ku konfirmoi interesimin e FFK-së, por jo edhe gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve.

“Ka pasur disa kontakte. Jo me mua personalisht, por me disa të njohurit e mi. Interesimi është shumë i fortë, por dua të përpiqem për më të mirën në karrierën time”, përfundoi portieri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

“Info Nata”- 11.11.2026

“Info Nata”- 11.11.2026

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

Vdes veprimtarja e UÇK-së, Hanëmshahe Ilazi, kontribuoi në logjistikën e luftës çlirimtare

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

“Opozita nuk është kërkah”, Drenori: Vetëm një listë studentore mund ta rrëzojë Kurtin

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën