TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dialogu pas vizitës së pesëshes euro-amerikane

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
Dialogu pas vizitës së pesëshes euro-amerikane

Pas takimeve që diplomatët evropianë e amerikanë patën në Prishtinë dhe Beograd, të shtunën nuk janë dhënë detaje konkrete se cfarë u është kërkuar palëve, në drejtim të normalizimit të marrëdhnieve. Krahas kësaj, nga njohës të fushës po konsiderohet se faktori ndërkombëtar “nën ombrellën” e dialogut po tenton t’i minimizojë ngjarjet e 24 shtatorit, e shkak për këtë po lënë diplomacinë kosovare.

Takimi i së shtunës, mes pesëshes euro – amerikane me palën kosovare e më pas me atë serbe, në fokus kishte që dy shtetet t’i rikthehen procesit të dialogut.

Krahas kësaj, çështje diskutimi ishte edhe rasti i 24 shtatorit, për të cilin fillimisht i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak kërkoi që të vihet fajori para përgjegjësisë.

E një ditë pas takimit, i njëjti në rrjete sociale nënvizoi se rasti i Banjskës nuk e ndryshon situatën, ndërkohë që theksin e vuri tek fokusimi në vazhdimin e dialogut.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku thotë se në rastin e Banjskës, deri tek neglizhenca nga faktori ndërkombëtar, erdhi si pasojë e diplomacisë kosovare.

“Sa i përket audiencës së brendshme, Qeveria e Kosovës ka arritur që ta shpalosë maksimalisht çështjen e Bansjkës, mirëpo kam përshtypjen se në aspektin diplomatik kemi dështu dhe për pasojë e kemi situatën ku edhe ndërmjetësi seç dëshiron t’a abstrehojë situatën e Banjskës në çështjen e dialogut, që është më se e vërtetë se jetësimi i marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë është obligim pavarësisht të gjitha ngjarjeve që mund të ndodhin”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku.

Edhe profesori universitar Seb Bytyçi vlerëson se ka tendenca nga blloku evropian për minimizim të sulmit terrorist në veri të vendit.

“Gjatë deklaratave të të deleguarit Lajçak pati një fjalor mjaftë minimizues ku ai foli për individë dhe jo për grup të armatosur, e gjithashtu foli vetëm për keqbërësit e jo për përgjegjësit e organizimit të atij sulmi. Duhet theksuar se sulmi nuk bën ndikim në marrëveshjet e mëhershme po duhet të ndikojë në marrëveshjet e ardhshme”, është shprehur profesori universitar, Seb Bytyqi.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigjje nga Qeveria e Kosovës si dhe nga Bashkimi Evropian në lidhje me takimet e mundshme apo periudhën kohore kur palët duhet të përmbushin kërkesat e këtyre të fundit, mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka pasur përgjigjje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën