TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

Dialogu Kosovë – Serbi po shkon drejt bllokadës, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel. Betonizimi i qëndrimeve të kundërta për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, e ka vendosur dialogun në një të ardhme të paqartë.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ndërmjetësuesit e dialogut e kanë devijuar marrëveshjen bazë dhe për rifillim të procesit duhet një balancim të qasjes në dialog. Ndërkaq, opozitarët kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se përmes qasjes së tij të gabuar në dialog po i dëmton raportet me aleatët ndërkombëtar. Vazhdimin tutje të dialogut Kosovë-Serbi e shohin me mëdyshje edhe njohësit e këtij procesi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se zgjidhja e ngërçit aktual në dialog duhet të bëhet përmes një qasje të balancuar të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.

“Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, në fakt Bashkimi Evropian është mandatuar edhe nga Asambleja e Këshillit të Sigurimit dhe po ndërmjetëson. Por ajo çka ne duhet të potencojmë është se ndërmjetësuesi Lajçak mos e ka tejkaluar linjën e kuqe të devalvimit të plotë si palë, duke u bërë dhe kohë pas kohe duke marrë pozicione të Serbisë. Mendoj se ky dialog nuk i kontribuon tejkalimit të ngërçit dhe as arritjes së marrëveshjes dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, thotë Muja.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i sheh të gabueshme kritikat publike të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve të dialogut.

“Kurti po e dëmton Kosovën dhe e ka pru vendin që të kemi sanksione nga BE-ja. Kjo do të thotë se me kokëfortësinë e tij po i bënë dëm Kosovës. Është e vërtet se ne nuk jemi që të implementohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe pa njohje nga Serbia. Por, Kurti që nga fillimi është dashur të ketë parasysh se kur të ulet në tavolinë duhet t’i shikojë dokumentet, analizojë dhe koordinojë me faktorin ndërkombëtar”, deklaron Lekaj për KP.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë se Bashkimi Evropian duhet të gjejë një zgjidhje kreative për të dalë nga situata aktuale në dialog.

“Tani faktori ndërkombëtar do të provojë të gjejë rrugë të tjera, por modelet me sanksione sidomos për Kosovën nuk do të duheshin të ishin pjesë përbërëse e shtytjes së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, sa do të duhej të kishte një balancim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ana e lehtësuesit”, thekson Maloku.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel. Aty nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se ka propozuar një plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa ka kritikuar ndërmjetësit e dialogut dhe presidentin serb, Vuçiq se kanë insistuar vetëm në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka dhënë mbështetje ndërmjetësuesve të dialogut, Borrell dhe Lajçak, derisa ka kërkuar konstruktivet nga pala kosovare.

Tags: BrukselDialogu Kosovë-SerbiOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

E mërkura me reshje shiu e vranësira

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën