Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim të një të miture.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në Rahovec.
“Rahovec 08.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.