TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

by teve1
2 orë ago
0
A A
Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Rastet e dhunës në familje në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, janë trajtuar me prioritet nga gjykatat dhe pa tejkalime të afateve ligjore.

Statistikat flasin për një efikasitet mbi 100 për qind, si për veprën penale të dhunës në familje, ashtu edhe për rastet me urdhërmbrojtje.

Megjithatë, përtej shifrave pozitive, analiza e praktikës tregon se sistemi vazhdon të përballet me sfida serioze në zbatimin real dhe të qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore.

Sipas koordinatorit për dhunë në familje në Këshillin Gjyqësor, gjyqtarit Dardan Kadolli, gjatë vitit 2025 janë pranuar 1,013 raste të dhunës në familje, ndërsa janë zgjidhur 1,032, duke krijuar një efikasitet prej 102 për qind.

Po ashtu, për urdhërmbrojtje janë pranuar 1,126 raste dhe janë zgjidhur 1,131.

“Ndër çështjet kryesore kur raportojmë për rastet e dhunës në familje është trajtimi me prioritet i rasteve. Nga analizimi dhe vrojtimi i rasteve për vitin 2025 nuk është vërejtur se ka tejkalime të afateve kohore, në kuptim të trajtimit të rasteve. Përkundër, gjyqtarët janë ballafaquar me ngarkesa mjaft të mëdha të rasteve si dhe pengesave procedurale që mund të ekzistojnë. Pengesa kryesore që mund të dërgojnë te zvarritja e rasteve apo prolongimi i zgjidhjes ka të bëjë me sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë…. Në vitin 2025 për veprën penale dhunë në familje janë pranuar 1,013 raste kur janë zgjidhur 1,032. Të mbetura janë 900, pra flitet për një efikasitet 102 për qind. Kurse për rastet me urdhërmbrojtje janë pranuar 1,126 raste kurse të zgjidhura 1,131 raste. Edhe këtu efikasiteti është mbi 100 për qind”, tha ai.

Ai thekson se një nga problemet më të theksuara mbetet mungesa e koordinimit ndërinstitucional.

Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet gjykatave, policisë dhe institucioneve shëndetësore nuk është ndjekur në mënyrë konsekuente.

Ai thekson se në praktikë janë regjistruar raste kur gjykatat kanë nxjerrë vendime dhe kanë urdhëruar masa mbrojtëse apo trajtuese, por këto masa nuk janë zbatuar në terren.

Në disa raste, policia nuk ka mbikëqyrur respektimin e vendimeve gjyqësore, ndërsa në raste të tjera, institucionet shëndetësore nuk kanë siguruar përcjelljen e masave të trajtimit psikiatrik për kryerësit e dhunës.

“Ekspertët kanë analizuar se koordinimi ndër-institucional në Kosovë nuk është përcjellë në mënyrë konsekuente nga të gjitha institucionet. Ka pasur raste kur gjykatat kanë lëshuar vendime, por ka munguar trajtimi nga institucionet e tjera. Në këto raste janë urdhëruar masat e caktuara nga gjyqtarët dhe shërbime të tjera, por policia nuk e ka mbikëqyrur rastin. Po ashtu, nëse janë lëshuar masa të tjera në raport me kryesin e që kanë të bëjnë me masa të trajtimit psikiatrik nga institucionet shëndetësore, s’ka pasur përcjellje të rastit. Në vitet e fundit, konkretisht në vitin 2025, përmes fillimit të aplikimit të mbikëqyrjes elektronike janë arritur disa rezultate mjaft të mira. Kjo ka ndikuar që me vendosjen e çipave që përcaktohet me atë ligj dhe udhëzimet pasuese administrative të atij ligji të bëhet që kryerësit e veprave të jenë nën mbikëqyrje, ka siguri për viktimën dhe gjykatat përmes ndihmës së policisë kanë përcjellë rastet”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MAShT tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën