TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin dhjetor 2025, ku theksohet se është më i lartë në një mesatare prej 5,3 % në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor ishte 0,7 % në muajin dhjetor 2025.

“Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9 %. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9 % krahasuar me vitin 2024. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (15,2 %); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (11,6 %); pemë (11,5 %); energji elektrike (11,4 %); mish (11,0 %); pushime të organizuara (10,3 %); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9,2 %); vajra dhe yndyra (8,4 %); qumësht, djathë dhe vezë (7,2 %); shërbime hoteliere (7,0 %); shërbime ambulantore (6,3 %); perime (5,9 %); pije alkoolike (5,3 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,2 %); gazeta, libra dhe materiale për zyra (5,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (4,8 %); pajisje terapeutike (4,7 %); kujdes personal (4,6 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,0 %); duhan (3,9 %); bukë dhe drithëra (3,8 %); prodhime ushqimore (3,6 %); shërbime financiare (3,4 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,2 %); këpucë (3,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,0 %); veshje (2,6 %); gjëra personale (2,6 %); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,8 %); bileta të transportit rrugor (1,8 %); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,5 %); dhe ndryshime të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të disa nëngrupe me një ndikim të vogël në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -4,6 % me një ndikim prej -0,3 për qind në IHÇK.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3 % në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (19,0 %); energji elektrike (18,3 %); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18,1 %); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (14,7 %); mish (14,4 %); pushime të organizuara (13,5 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13,1 %); kafe, çaj dhe kakao (11,9 %); qumësht, djathë dhe vezë (9,8 %); shërbime ambulantore (8,9 %); shërbime hoteliere (8,8 %); duhan (6,6 %); kujdes personal (5,6 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,4 %); pije alkoolike (5,4 %); bukë dhe drithëra (5,3 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (5,1 %); prodhime ushqimore (4,9 %); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,8 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4,5 %); gjëra personale (4,1 %); arsim (3,8 %); veshje (3,7 %); bileta të transportit rrugor (3,7 %); perime (3,6 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,0 %); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2,9 %); dhe mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2,5 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,4 për qind në IHÇK:, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,7 %.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (8,7 %); bileta të fluturimeve (8,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,0 %); perime (2,9 %); bileta të transportit rrugor (2,2 %); veshje (1,2 %); mish (1,1 %); qumësht, djathë dhe vezë (0,7 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (0,5 %); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (0,4 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,3 %.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën