TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dhjetëra miliona euro për zgjedhje, ekonomistët: Kosova ka nevojë për investime në shumë fusha

Dhjetëra miliona euro u shpenzuan vetëm vitin e kaluar, në organizimin e disa palë zgjedhjeve. për të njëjtën punë, organizimin e zgjedhjeve, Kosova pritet që edhe këtë vit të shpenzoj miliona euro.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
1 0
A A

Kutitë e votimit u hapën më 9 shkurt të vitit të kaluar për zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Për këto zgjedhje, nga kuleta e shtetit u shpenzuan afro 9 milionë euro.

Brenda vitit të kaluar, për herë të dytë në muajin dhjetor u mbajtën edhe një palë zgjedhje parlamentare. Kësaj here të jashtëzakonshme.

Organizimi i këtyre zgjedhjeve kushtoi 7.7 milionë euro.

Mirëpo, saga e zgjedhjeve në Kosovë duket se do të vazhdoj. Dhe sërish, kostoja e tyre pritet të jetë disa milionë euro të tjera.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë së premtes nuk kanë dhënë detaje në lidhje me buxhetin dhe planifikimet buxhetore në rast të zgjedhjeve.

Shkuarja kaq e shpeshtë në procese zgjedhore dhe shpenzimi i milionave për to, konsiderohet se kanë lënë keq mjaft fusha.

“Të shkohet në zgjedhje me një pension 120 euro, më varfëri të skajshme dhe me 40% të popullsisë që jetojnë në shtresën nën 2 euro në ditë, dhe të shkohet në zgjedhje me minus 6 milionë euro buxhet dhe parat e shtetit të keqpërdoren në këtë mënyrë, dhe përsëri kjo kastë politike të jetë pjesë e institucioneve tona dhe qytetari jonë t’i sheh jetesë apo si frymëzim për ne, me të vërtetë e dhimbshme”, deklaroi njohësi i ekonomisë, Adem Qorolli.

Përpos ndikimit në buxhet, mbajtja e zgjedhjve vlerësohet se ka bllokuar edhe fushat më kritike në vend.

“Organizimi i zgjedhjeve kërkon shumë para, nga e cila ndahet nga buxheti publik për administrimin, komisionerët, për materiale zgjedhore dhe për sigurinë e mbarëvajtjes së procesit. Këto mjete, shikuar nga një këndvështrim tjetër mund të përdoreshin edhe për nevoja më të rëndësishme  siç janë arsimi, shëndetësia apo zhvillimi ekonomik. Mendoj se përveç parave, zgjedhjet e reja krijojnë edhe paqëndrueshmëri politike, gjatë kohës pa institucione ose me institucione në detyrë, institucionet shpesh punojnë më ngadalë dhe vendimet të cilat janë më të rëndësishme shtyhen”, deklaroi njohësi i qeverisjes, Valmir Ilazi.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, zakonisht KQZ mblidhet dhe miraton buxhetin për organizimin e tyre, por edhe buxhetin për secilin subjekt politik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën