TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Në lagjen kodra të Prekazit u përkujtuan dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë viteve 1998-99. Aty u zbulua edhe lapidari që mban emrat e tyre. Të pranishëm ishin familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë. Aty u tha se lufta e tyre, u bë simbol i lirisë që kemi sot.

by Driton Sadiku
1 orë ago
0 0
A A

Dhimbjen për të birin s’ia larguan as vitet.

Por lotët e nënë Nailes, sa dhimbje janë po aq edhe krenarie, për Ilaz Kodrën me shokë që u bënë simbol i lirisë.

Ndjenja e krenarisë pushtoi këtë të shtunë Prekazin, ku u përkujtuan ata që dhanë jetën në mbrojtje të pragut.

Në lagjen Kodra, u përurua edhe lapidari me emrat e dëshmorëve e martirëve të rënë në vitet 1998-99.

Aty u tha se ky lapidar, do të jetë dëshmi për brezat e rinj, që historia të mos harrohet.

“Këta martirë dhe dëshmorë nuk janë vetëm emra të gdhendur, ata janë krenaria jonë, janë drita që na udhëheq, janë themeli ku qëndron liria jonë sot. Ata dhanë më të shtrenjtën, jetën që ne të jetojmë sot me dinjitet, të lirë dhe me të ardhme”, tha bashkëluftëtari Hasan Kodra.

Të flasë për shokët e luftës, tha se se ka fare lehtë ish gjenerali Sami Lushtaku.

“Në Prekaz e sidomos tek kodralitë, nuk besoj që ka ndonjë shtëpi ë nuk ka pasur ushtar, dhe nuk ka shtëpi që nuk ka dhënë bukë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe grupoi i tij këtu e kanë pasur çerdhen”, tha Lushtaku.

Andaj u theksua nevoja që të punohet më shumë, e historia të mos shtrembërohet e as të harrohet.

“Ky lapidar, kjo shenjë e kujtesës historike do të flas më mirë se të gjithë ne sepse kushdo që vije dhe e sheh, do ta kuptojë dhe do ta mësoj historinë se për të ardhur tek liria, është dashur sakrificë e madhe dhe këtë sakrificë e kanë bërë bijtë dhe bijat e rreshtuara në UÇK”, tha kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Ceremonia u përcoll me poezi, këngë e valle.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën