TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit

Një javë më parë, shteti serb ka dërguar gjurmët e gishtërinjve të një personi të raportuar si të vrarë në Serbi, të cilat pas krahasimit në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, kanë rezultuar se janë të njëjta më të arratisurin nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi. Tëvë1 të hënën ka qëndruar në laboratorin ku u bë ky identifikim.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
“Që 59 ditë janë pa paga gjendja është alarmuese” – Ndërmarrja “Trepça” në krizë financiare

Janë gjurmët e fundit që u mblodhën në vendin e ngjarjes.

Në këtë formë, në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, të hënën i erdhi edhe një kërkesë.

Ekspertëve të daktiloskopisë, iu kërkua që ta identifikojnë personin të cilit i takojnë këto gjurmë.

E këtë punë, ka mbi dy dekada që e kryen specialisti i lartë për daktiloskopi, Flurim Sahitaj.

Ky për Tëvë1, ka treguar se cilët janë hapat që ndiqen deri tek identifikimi i një personi përmes këtyre dëshmive fizike.

“Së pari bëhet vlerësimi i gjurmës së vijave papilare, pastaj vlerësohet nëse është e përshtatshme gjurma e vijave papilare për t’u skanuar ose si i themi ne për tu insetuar në sistemin kompjuterik. Pastaj sistemi i jep kandidatët e mundshëm potencial, por në këtë rast është specialisti që e vendos me cilët persona krahasohet, janë diku 10-20 persona dhe vjen deri tek rezultati i identifikimit”, tha Sahitaj.

Së fundmi, këtij procesi iu nënshtruan edhe gjurmët e ardhura nga shteti serb, të cilët thanë se i përkasin një personi të vrarë në Loznicë.

E pas identifikimit, doli se i përkasin të arratisurit nga burgi i Smkrekonicës, Faton Hajrizit.

Por, a mund të ketë gabime në identifikimin e një personi përmes kësaj metode?

“Marzha e gabimit nuk ekziston në këto raste, sepse eksperti e vlerëson çdo detaj të një gjurme të vijave papilare dhe shenjës së gishtërinjve. 0:40 Është versioni i sistemit, i emërtuar si Cabis 7, ku në mënyrë automatike bëhet identifikimi  i gjurmëve të vijave papilare të ardhura nga vendi i ngjarjes dhe i shenjave të gishtërinjve të personave potencialisht të dyshuar”, tha ai.

Ndërkohë, udhëheqësi i divizionit të daktiloskopisë dhe traseologjisë, Gjokë Gegaj, ka treguar se në cilat raste kryhet ky lloj identifikimi në AKF.

“Kryesisht bazohemi në kërkesat dhe urdhëresat e organeve hetuese, të policisë apo agjencioneve të tjera që punojnë për zbatimin e ligjit. Kryesisht kërkesën i bëjnë hetuesit përmes prokurorëve, ashtu që kërkesa vinë e regjistrohen në divizionin e pranimit të provave”, tha Gegaj.

Gegaj po ashtu ka treguar se cila është karakteristika e këtij procesi.

“Parimi i parë është që askund në botë, deri më tash, nuk janë gjetur dy persona me shenjat e gishtave të njëjta”, tha ai.

Ndryshe në këtë divizion të AKF-së, punojnë 8 ekspertë të kësaj lëmie më  përvojë pune më shumë se 20 vjecare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën