Në mes të ditës së 22 nëntorit të vitit 2023, katër persona ishin nisur me veturën e tyre drejt argjendarisë “Diakos” në Suharekë.
E gjithë kjo me qëllim që të kryenin një grabitje.
Korab Gashi, Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Dukagjin Gashi të armatosur dhe të maskuar kishin hyrë në këtë argjendari ku kishin vjedhur ari nga ky dyqan.
E 17 muaj pas, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre personave për veprat penale “ Grabitje” dhe “Mbajtje në pronës, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Kurse ndaj Leotrim Cakollit dhe Trim Barakut ka ngritur aktakuzë për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të grabitjes” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Por çfarë thuhet në aktakuzën e Prokurorisë?
“Të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., me datë 22.11.2023 në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, në argjendarinë “D.“,me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B., me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme”, thuhet nga Prokuroria
Bujar Basha sipas aktakuzës i armatosur kishte pritur jashtë objektit, kurse i Besart Istrefi ia kishte drejtuar armën armën pronarit të argjendarisë dhe të njëjtit ia kishte lidhur duart, duke e kanosur atë me armë.
Kurse Korabi Gashi, bashkë me vëllanë e tij tashmë të ndjerë, Dukagjinin, mbushin një thes me ari dhe të njëjtit pasi kryejnë grabitjen dalin nga lokali.
Në aktakuzë tregohet se sasia e arit të vjedhur ishte 3 kilogramë e 71 gramë, dhe kishte vlerë mbi 133 mijë euro.
Me këtë sasi të arit të grabitur nga argjendaria, vëllezeërit Gashi nisen nga fshati Sopijë në drejtim të fshatit Budakovë, dhe aty ndërrojnë veturën duke dalë në dy vetura të tjetra dhe marrin rrugë për në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, sasië e arit ata e dorëzuan në argjendarinë “Baraku” në Prishitnë, pronari i së cilës është Trim Baraku.
E stolitë e arit të grabitura në peshë prej 3 kilogram e 71 gram, Baraku fillimisht i kishte fshehur në kasafortën e vet, e pastaj pjesën më të madhe e ka dërguar në drejtim të panjohur.
Kurse Leotrim Cakolli gjatë gjithë kohës sipas prokurorisë me dashje i kishte ndihmuar, Bujar Bashës, Besart Istrefit, Korab Gashit dhe Dukagjin Gashit duke iu premtuar se do t’i fshehë provat e kryerjes së veprës.
Dukagjin Gashi kishte mbetur i vrarë pas shkëmbimit të disa të shtënave me policinë e Kosovës.
Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale të lartëcekura, si dhe gjësendet e përfituara përmes kryerjes së veprës penale, dhe atë: një mori armësh të kalibrave të ndryshëm, karikatorë, fishekë, stoli ari ngjyrë të verdhë., stoli të ndryshme ari., stoli argjendi gr., bizhuteri të ndryshme, para të gatshme në vlerë prej 3.178.58 €, vetura të markave të ndryshme, si dhe disa telefonëve.