TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon emërimi i kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Dështon emërimi i kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Me 20 vota për dhe 10 abstenime dështoi përzgjedhja e kandidatit të pavarur, Fehmi Kupina për kryesues të Kuvendit të Prishtinës në raundin e parë.

Për këtë pozitë, Kupina u propozua nga përfaqësuesi i Aleancës Kosova e Re (AKR), Gëzim Mehmeti.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për emërimin e kryesuesit të kuvendit të kryeqytetit, mungojnë 21 asamblistë, duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila kërkoi që kjo seancë të shtyhet për 30 minuta. Kjo shkaktoi debate mes asamblistëve, porse procesi vazhdoi.

Iniciuesi i seancës së jashtëzakonshme nga LVV-ja, Gëzim Sveçla në një prononcim për media tha se kjo situatë e krijuar nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë prej vitit 1999, sipas tij kur të zgjedhurve të qytetarëve iu pamundësohet procedura për mbajtjen e një seance.

Ai potencoi se kryetari Përparim Rama dhe LDK-ja me këto veprime po ikin nga llogaridhënia dhe nga skandalet e përditshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Sveçla u shpreh i bindur se sot do të zgjidhet kryesuesi i kuvendit të Prishtinës.

“Jemi para një situate që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovën prej vitit 1999, prej pas luftës, kur të zgjedhurve të qytetarëve iu pamundësohet dhe në çdo formë i sabotohet mënyra ose procedura për mbajtjen e një seance e cila është thirrur në mënyrë të rregullt dhe konform ligjeve të Republikës së Kosovës. Me të vërtetë është shumë e dhimbshme mirëpo nuk ka analogji më të mirë kjo që ndodhi sot me 2 korrikun e viti 1990, kur delegatëve të Kosovës në atë kohë iu pamundësua hyrja në Kuvendin e Kosovës. Pak a shumë e njëjta ngjarje na ndodhi sot…Procedura u zhvillua në mënyrë të rregullt tani jemi në fazën e përpilimit të fletëvotimeve dhe do të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryesuesit të ri. Shihet ajo që e kemi deklaruar vazhdimisht që zgjedhja e kryesuesit të ri, dhe funksionalizmi i kuvendit nuk i konvenon vetëm LDK-së dhe Përparim Ramës sepse në këtë mënyrë ata po ikin nga llogaridhënia dhe nga skandalet e përditshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës. Sot Prishtina do ta ketë kryesuesin e Kuvendit”, tha Sveçla.

Përfaqësuesi i AKR-së, Gëzim Mehemeti ftoi asamblistët e të gjitha partive të përkrahin dhe votojnë propozimin për zgjedhjen e Fehmi Kupinës, kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Sipas legjislacionit të fuqi propozoj që kandidati i pavarur Fehmi Kupina të votohet dhe të zgjidhet kryesuesi i kuvendit komunal të Prishtinës. Bazuar në kompetenca e juaja dhe parimet demokratike i ftoi asamblistët e të gjitha partive të përkrahin dhe votojnë propozimin … Kryetar shumica është bërë sot, këtu shumica sot me mjete demokratike do ta zgjedhë kryesuesin”, tha Mehmeti.

Aktualisht asamblistët janë duke votuar në raundin e dytë për zgjedhjen e kryesuesit i Kuvendit Komunal./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën