TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështimi i takimit Bislimi – Petkoviq në Bruksel, vlerësohet se BE mund të shtojë presionin

Një takim i mbajtur një ditë më parë në Bruksel mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq ka dështuar pa ndonjë rezultat. Ish-ambasadorë thonë se pas këtyre dështimeve, dialogu vazhdon por në formë tjetër presioni.

by Lindrit Zejnullahu
3 orë ago
1 0
A A

Edhe një takim është mbajtur të enjten në tryezën e diskutimeve në Bruksel, mes kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq bashkë me Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për Dialog.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Bislimi në një adresim për media tha se nuk kanë arritur ta themelojnë Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur me forcë.

Sipas tij, Serbia është tërhequr nga marrëvesha për temat e referencës të cilën e kanë përfunduar në dhjetorin e vitit të kaluar, duke shtuar se duan që të ndërhyjnë në dokument por që nuk është pranuar nga ta dhe Brukseli.

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj vlerëson se ky takim është mesazh se dialogu mbetet ende prioritet i Bashkimit Evropian.

“Nuk mund edhe të ketë ndonjë rezultat për shkak se hipotetikisht pot hemi arrihet një rezultat dhe zotohemi për diçka. Por në anën tjetër ne e kemi edhe një letër të BE-së që nuk e njeh as Besnik Bislimin, as Albin Kurtin, dhe të tjerët si pjesë e Qeverisë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Supreme”, tha Canaj.

E sipas ambasadorit të karrierës, mesazhet kyçe të Aneksit të Ohrit obligojnë dyja palët të mbështesin urgjentisht deklaratën të negociuar për personat e zhdukur.

“Të gjitha pikat e marrëveshjes janë obligative për të dyja palët në dialog, kështu që për Kosovën është e detyrueshme zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa pala serbe është e obliguar të bashkëpunojë në dorëzimin e trupave të të zhdukurve…  Sa i përket marrëveshjes së mundshme të, mendoj se z. Bislimi nuk është në pozitë të marrë ndonjë përgjegjësi vendimtare për shkak të situatës politike dhe kushtetuese. Siç e dini, që nga fillimi i këtij viti, konkretisht pas zgjedhjeve të shkurtit, Kosova nuk ka një qeveri legjitime dhe legale që do të kishte përgjegjësinë për të marrë vendime për çështje të brendshme apo edhe të politikës së jashtme”, tha ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj.

Megjithatë, theksohet se procesi i dialogut do të vazhdojë, ndonëse në forma tjera.

“Vazhdon, natyrisht që tani vazhdon edhe me ndonjë presion tjetër, ndryshimi i qasjes mund të jetë në ndryshimin e presionit por dialogu është i pashmangshëm momentalisht për shkak se nuk kemi asnjë shenjë nga asnjë palë, as nga Bashkimi Evropian, as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dëshirojnë ta qesin dialogun në njëfarë pozite sekondare apo terciare, kështu që do të vazhdojë”, tha canaj.

Ndaj këtij takimi ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë në detyrë për ta dërguar Bislimin në Bruksel, është i pajustifikueshëm.

Në reagim thuhet se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dhënë një mesazh të qartë për qytetarët e vendit, duke theksuar se ky vullnet politik nuk i jep mandat Bislimit të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania – Turqia, finalja e madhe e Eurobasketit

Gjermania – Turqia, finalja e madhe e Eurobasketit

Limaj: Nuk e di a betohen a s’betohen kryetarët, në veri kemi zgjedhje përsëri

Limaj: Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA, goditje për Kosovën

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën