TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Skenar i njëjtë sikurse dështimi i 43-të, është përsëritur edhe me deklarimet pas seancës. I vetmi deputet që është shprehur i gatshëm që ta votoj cilindo kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje në votim të hapur, është Bekë Berisha i AAK-së.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
1 0
A A

Ashtu siç edhe pritej të zgjedhurit e popullit dështuan për të 43-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Edhe të hënën seanca filloi me vonesa, ndërsa prezentë në sallë ishin 99 deputetë, ku vetëm 55 prej tyre votuan për komisionin për votim të fshehtë.
Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e përsëriti qëndrimin e saj duke thënë se tërhiqet nga kandidatura në rast se nuk i siguron 61 vota përmes votimit të fshehtë.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë përcaktime ose nuk ka vendosur ndonjë kriter se sa herë duhet të kandidojë një kandidat apo të tjera, por ajo që besoj se është e rëndësishme të themi është se nëse unë me votim të fshehtë nuk i kam 61 vota unë kam thënë që tërhiqem, pra ky ka qenë kompromisi i parë që e kemi bërë, në fakt ka qenë qëndrim i njëanshëm i imi por që është respektuar nga Vetëvendosje, dhe kompromisi i dytë është që le ta rrëzojmë bashkë komisionin për votimin e fshehtë dhe të merremi vesh për kryetarin dhe nënkryetarët”, ka thënë Haxhiu.

Kurse, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se i takon partisë së parë të bëjë një marrëveshje politike në mirëbesim për të dalë nga ky ngërç institucional.

“Ata që e shtyjnë në opsion shpërndarjen e Kuvendit, ata që e shtyjnë në opsion dënimin e deputetëve mund të ju them lirisht që shtyjnë në funksion shantazhin politik. Marrëveshja politike bëhet me mirëbesim, vendoset një rrugë e cila e fryma kushtetuese e kërkon. Në Kosovë nuk ka fitues të mëdhenj, ka fitues të parë, fitues më me të drejtë dhe me të drejtë të fituar që të ulet dhe të punojë me njerëz, me parti politike, me deputetë, të gjejë rrugë, por këto nuk po i shohim ende, nuk po i shohim në asnjë situatë”, ka thënë Haziri.

E një deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se është i gatshëm për të ndryshuar qëndrim në lidhje me propozimin e Vetëvendosjes.

“Unë çka dalloj nga grupi? Veç që mua më duken të njëjtë- nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë, se të njëjtë janë”, ka thënë Berisha.

Ndërsa PDK-ja nuk ndryshuar qëndrim sa i përket Albulena Haxhiut, derisa kanë bërë thirrje që Vetëvendosje të reflektoj.

“Jemi duke pritur që partia që ka siguruar numrin më të madh të ulëseve të reflektojë, të kërkojë një llo0j marrëveshje politikë në mënyrë që të përzgjedhim një person që i takon koalicionit fitues për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Qalaj.

Seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të mërkuren në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën