TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dështim i ri, vetëm 57 vota për Haxhiun e Gërvallën

Albulena Haxhiu ka dështuar për t’u bërë kryeparlamentare edhe në tentimin e parë pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive. Të mërkurën, ajo mori 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 56. Tre deputetët e Nismas abstenuan. Kaq vota mori edhe propozimi i dytë i LVV-së, Donika Gërvalla. Madje këtë të fundit, nuk e votoi as deputetja Shqipe Selimi.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Përshëndetjet i kanë të ngrohta.

Kjo meqë zyrtarët e Kuvendit të Kosovës dhe deputetët ka rreth tri javë, që nuk u panë mes vete.

E këta të fundit, u kthyen sërish të mërkurën në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Krejt kjo në përpjekjen e parë për konstituimin e organit ligjvënës, pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca që u caktua të fillojë në ora 11:00, nisi me 15 minuta vonesë.

E me të marrë fjalën kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari pati vetëm pak fjalë për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht, ky konstatoi se në sallë janë 116 deputetë.

E më pas, ftoi partinë fituese, ta propozonte një emër për pozitën e kryeparlamentarit në votimt të hapur.

Glauk Konjufca propozoi Albulena Haxhiun Emri nuk ndërroi, por as numri i votave që i mori.

Ajo mori 57 pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Kur u mendua se seanca do të mbyllej këtu, Dehari ftoi sërish partinë më të madhe parlamentare pwr propozim.

Për herë të parë në seancën 55, LVV vendosi të dilte me një emër tjetër. Propozimi i ri ishte Donika Gërvalla.

Propozimi i ri, solli reagime në sallë.

Por, as Gërvalla nuk arriti t’i merrte votat e duhura për pozitën e kryekuvendares.

57 pro, 56 kundër dhe 3 abstenime, ishin votat pwr tw.

Madje Gërvallën, nuk e votoi as deputetja e partisë partnere, Shqipe Selimi.

Pas seancës, kjo tha se nuk e votoi për shkak të qëndrimeve të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”, ishte sqarimi i Selimit.

Por, votë pro Haxhiut e Gërvallës, këtë herë pati deputeti egjiptian, Veton Berisha.

Ndërsa kundër votoi deputetja boshnjake, Duda Balje.

Kurse me abstenime vazhdoi Nisma Socialdemokrate.

Me kaq, edhe seancës numër 55 i erdhi fundi.

Ndërsa seanca e ardhshme u caktua të premten nga ora 11:00.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Në mbledhjen e KQZ-së pritet të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Jashari shpallet lojtar i muajit te Cherkasy

Mesfushori i Kosovës shkëlqen në Ukrainë, gol e asistim nga Muharrem Jashari

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

​Çfarë po ndodh me Apple?

​Çfarë po ndodh me Apple?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën