TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmon ushtari amerikan në Hagë, të pranishëm përfaqësues të qeverisë amerikane

Steve Russell, oficer i amerikan i këmbësorisë, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Dëshmon ushtari amerikan në Hagë, të pranishëm përfaqësues të qeverisë amerikane

Seanca e parë pas pushtimit veror të Speciales në rastin Thaçi dhe të tjerët nisi me dëshminë e ish ushtarakut amerikan Steven Russell, që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999.

Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që gjatë dëshmisë në rastin më të madh të Gjyaktës Speciale, me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Russell ka nisur dëshminë e tij me pyetjet nga prokurori i specializuar Matthew Halling lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dorëzimin e armëve nga UÇK-ja tek KFOR-i.
“UÇK dorëzuan disa armë në vendet e magazinimit të armëve”, tha ai.

Halling: Sipas përvojës tuaj, UÇK këto rregulla për të cilat kishte rënë dakord përmes kësaj marrëveshje, a i respektonte?

Russell: Ata krijuan një zonë mbledhje për armët në zonën tonë, po ashtu dorëzuan disa armë në vendet e magazinimit të armëve, por sa i takon konsistencës së këtyre angazhimeve, nuk ka ndodhur kështu”, kanë thënë ata.

Ish-ushtaraku u pyet nga prokurori i specializuar, Matthew Halling lidhur me një dhomë, ku siç tregoi ai, kishin gjetur njolla gjaku.

“Kishte njolla gjaku në dysheme”, u shpreh ai.

Halling: Në dëshminë tuaj, të datës 9 gusht 1999, ju flisni për Ahmet Isufin, dhomën e torturimit dhe ju deklaroni ‘e kanë futur atë në dhomë, më kujtohet në lëvizje dhe gjak në dysheme, instalime elektrike, priza që ishin aty, tela afër një karrigeje, kishte shkopinj një gyp, disa shkopinj ishin aty’. Duke u përqendruar në përshkrimin tuaj, nga paraqitja e dhomës se si dukej përbërja, përshkruani se ku ishte në dysheme gjaku?

Russell: Me sa më kujtohet kur jemi futur në podrum, në anën e djathtë ishte një vend ku ishte si një pjesë e ndarë një karrige dhe disa instrumente të mprehta, kishte njolla gjaku në dysheme. Pra ishte e gjitha në një pjesë të izoluar, në një cep, në një qoshe.

Halling: Ku ishin njollat e gjakut, krahasimisht me karrigen?

Russell: Të gjitha këto ishin shumë afër njëra-tjetrës.

Pas prokurorisë, pyetjet për dëshmitari i nisi mbrojtja.

Tutje, Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli pyeti ish oficerin amerikan për ndërhyrjen ajrore të NATO-s në Kosovë.

Sipas avokates, dëshmitari kishte deklaruar se fushata e bombardimeve nuk ishte një mision paqeruajtës.

Mirëpo, Russell tha se nuk i kujtoheshin mirë këto deklarata.

Këto janë fjalët tuaja ‘Nuk mendoni që fushata e bombardimeve ajrore të NATO-s, nuk ishte një mision paqeruajtës, ishte më shumë të impononte një rezultat, a ju kujtohet që keni thënë këtë?, pyeti Nina Tavakoli, avokate e Thaçit.

“A mund të më jepni më shumë kontekst sepse nuk më kujtohet”, tha ushtari amerikan.

Nina Tavakoli- Juve ju është bërë pyetja lidhur me fushatën e bombardimeve të NATO-s, në intervistën që keni dhënë për prokurorin që ju nuk mendoni që është fushatë paqeruajtëse e misionit paqeruajtës.

RUSSELL : Nuk e di nëse përgjigja është në procesverbal, por mendoj që është e vështirë për forcat ajrore të arrijnë në një përfundim apo të sjellin rezultatin e duhur pa praninë në terren dhe mendoj që ka shumë histori për t’u mbështetur këtë që po them.

Pas këtyre pyetjeve, ish-ushtarakut amerikan i është shfaqur fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton për bombardimet e NATO-s.

Tavakoli: A ishte kjo që tha presidenti në përputhje me njohuritë që kishit ju?

Mbrojtja: A është kjo që tha presidenti Clinton në përputhje me njohuritë që kishit ju për arsyet që NATO ndërhyri dhe Kombet e Bashkuara do të ndërhynin.
Russoll 3: Besoj që kjo ka qenë ajo që e mendonim të gjithë ne”.

Avokatja mbrojtëse e Hashim Thaçit i tha dëshmitarit se kishte thënë se gjatë një fjalimi në Gjilan, i mbrojturi i saj ka deklaruar se nuk dëshironte një Kosovë multietnike.
Ajo theksoi se një gjë e tillë nuk është thënë nga Hashim Thaçi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Tags: deshmia ne Hageushtari amerikan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Numërimi i votave më 31 dhjetor deri në ora 12:00, vazhdon më 1 janar në 16:00

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

​Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës për mosraportim të pasurisë

​Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës për mosraportim të pasurisë

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani në listën e blerjeve të West Hamit

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Beciragic i Trepçës, trajneri i vitit në Bosnje e Hercegovinë

Renditja e ligave evropiane, Kosova në pozitën e 36-të

Drita skuadra më e vlefshme në Superligë

Manchester City përgatit ofertën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr

Vinicius Junior e vë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Real Madridi

Ylli të pamëshirë ndaj Vëllaznimit

Thomas largohet nga Ylli

Finlanda ashpërson kriteret për përfitimin e lejes së qëndrimit të përhershëm

Finlanda ashpërson kriteret për përfitimin e lejes së qëndrimit të përhershëm

Deputetët e opozitës në Shqipëri pezullohen për 30 ditë pas shkaktimit të trazirave në Kuvend

Deputetët e opozitës në Shqipëri pezullohen për 30 ditë pas shkaktimit të trazirave në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën