Ekrem Bajroviq u soll përsëri në gjykatore për tu përballur me akuzat për krime lufte në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.
I pari që filloi dëshminë në procesin gjyqësor i cili u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte Agron Zogaj i cili tha se në tetor të vitit 1998 derisa po kthehej nga spitali është ndaluar nga një patrullë policore në fshatin Lubozhdë.
Aty dëshmitari dëshmoi se ishin ndaluar nga policia dhe se shoferin e kishte goditur me shuplakë një polic, derisa tha se ish-polici Ekrem Bajroviq e kishte nxjerrë atë nga vetura dhe e kishte rrahur.
Pyetje për dëshmitarin Zogaj pati edhe avokati i Bajroviq.
Pas Zogajt, në sallën e gjykimit erdhi për të dëshmuar Ylber Lipa, i cili nga lufta e fundit ka humbur 7 anëtarë të familjes në masakrën e Studenicës.
Gjatë dëshmisë, Lipaka përmendi faktin se disa prej vajzave dhe grave të familjes së tij, që janë vrarë nga forcat serbe e më pas janë hedhur në pus kanë qenë edhe te dhunuara seksualisht.
Por potencoi se e njeh Bajroviq, i cili atë kohë kishte qenë polic në zonën e Dukagjinit.
Dëshmitari i fundit në seancën e të premtes ishte Ahmet Rexha.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.
Kronikë e realizuar nga gazetarja, Gresa Bardhecaj.