TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëshmitari: UÇK-ja në Malishevë ushtronte presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dëshmitari: UÇK-ja në Malishevë ushtronte presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj

Dëshmitari që dha sot dëshminë në Gjykatën Speciale, tha se në kohën e luftës kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por edhe kishte kryer punë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ndërsa, shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

“Po, sa kam qenë pjesëtar i UÇK-së kam kry punë të LDK-së, kam punu, kam vepru”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kanë kërku m’u tërhek, mirëpo nuk jam tërhek ngase e kisha mbështetjen, e kisha edhe autoritetin”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitari pranoi se kishte vazhduar të jetë pjesë e LDK-së edhe pas kyçjes së tij në UÇK.

Tutje, tha se kishte pasur ushtarë të cilët nuk i kanë njohur institucionet paralele, por që sipas tij, një pjesë e madhe ushtarëve dhe krerëve i kanë njohur ato.

Paraprakisht, dëshmitari tha se në prill të vitit 1998, marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe UÇK-së nuk kishin qenë shumë të mira.

“Nuk ishin bash të mira, marrëdhëniet e LDK-së me njësitet në Malishevë, edhe pse ishte një pjesë e madhe të kyçur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo nuk kanë qenë edhe bash raportet e si me thanë raporte të shëndosha, të mira”, tha i njëjti, duke shtuar se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Ndryshe, me sesion privat ka vazhduar pjesa tjetër e seancës, e cila ka përfunduar për ditën e sotme dhe nesër pritet të vazhdohet me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti nis ekspozenë Kuvend, përmend procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, Kurti mandatar

Nis seanca për formimin e Qeverisë së re, Kurti mandatar

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

“Këndi i Debatit” 11.02.2026

“Këndi i Debatit” 11.02.2026

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Bahtiri: E votova Listën Serbe se s’mund të jem kundër të gjitha partive

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën