TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka vazhduar dhënien e dëshmisë, në rastin e  vrasjes së trefishtë në Gllogjan, të cilën dëshmi e kishte filluar më 25 prill 2024. Ai tha se pas ngjarjes në natën kritike e kishte parë të akuzuarin Kreshnik me veturën e tij të bardhë në kafiterinë “24 Marsi” në Gllogjan.

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

“Ajo është rruga kryesore që të qon në fshatin Shaptej, Dubravë dhe tek lagjja e këtyre (duke aluduar për familjen Mehmetaj), se qajo rruga e keqe që ka qenë është bërë me asfallt dhe të shpien në Prokolluk”, tha dëshmitari Dervishaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai më pas tha se mbetet pranë deklarimeve të thëna seancën e kaluar, në prokurori si dhe në polici, duke shtuar se herën e kaluar kur e kishte thënë se vetura ka qenë e zezë e kishte a thënë nga stresi.

Dëshmitari tha se të akuzuarin Kreshnik e kishte parë duke dal nga vetura te lokali “24 Marsi”, pas ngjarjes së natës kritike, dhe se atë veturë tha se e ngiste i akuzuari.

Më pas, gjatë këtij shqyrtimi ndodhi një përplasje verbale në mes të akuzuarit Kreshnik, palës së dëmtuar dhe mbrojtëses së të akuzuarit avokates, Kosovare Kelmendit,  ku më pas kryetarja e trupit gjykues i tërhoqi vërejtjen të akuzuarit, duke i thënë se i njëjti nuk ka të drejtë të komunikojë me palët tjera në sallë.

“Nëse ka ndonjë shqetësim apo ofendim për palët e dëmtuar, mund t’i drejtoheni trupit gjykues. Po ashtu njoftohen të gjitha palët prezent po ashtu edhe publiku që është prezent se nuk kanë të drejtë të marrin fjalën pa lejen e gjykatës, por gjithnjë t’i referohen turpit gjykues, ndërsa publiku po ashtu nuk ka të drejtë të merr fjalën se nuk është palë në procedure. Nëse marrin fjalë kërcënuese nga kushdo qoftë në sallë apo ofenduese, mund ta njoftojë trupin gjykues për çka edhe parashihet për çdo person prezent pasojat…”, tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.

Pas kësaj, meqë deklarimi i dëshmitarit kishte përfunduar dhe nuk kishte dëshmitarë të radhës, seanca e sotme përfundoi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Tags: Prokuroria Themelore në PejëValdrin Dreshajvrasja e trefishtë në Gllogjan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Drita synon pikët e plota në Skenderaj, Prishtina luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën