TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Dëshmitari i tetë i mbrojtjes: Arrestimi i Salih Mustafës i padrejtë

nga tëvë1
11 Prill, 2022
0
A A
​Dëshmitari i tetë i mbrojtjes: Arrestimi i Salih Mustafës i padrejtë

Ai shprehu shqetësimin e tij edhe për intervistimin e tij nga ana e ZPS-së për çka u shpreh se këtë e ka kuptuar si një lloj trysnie.

“Me vetë faktin që keq, nuk e kemi pranuar mirë sepse ne e konsiderojmë dhe mendojmë se është bërë arrestim i padrejtë me sajesa… Mendojmë se është i padrejtë sepse nuk ka bazë dhe nuk ka fakte, ne mendojmë se të gjitha janë sajesa dhe me gënjeshtra të dëshmitarëve të rrejshëm dhe Prokurorisë së Serbisë që fatkeqësisht ju e keni dekoruar dhe i keni dhënë dekorata atyre bashkëpunëtorëve të tyre ata që na kanë vrarë dhe djegur dhe na kanë pjekur. Ju me ta keni bashkëpunuar edhe ata i keni dekoruar”, u shpreh ai.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës intervistimin e tij nga prokurorët e ZPS-së e kakonsideruar joligjor.

Ai tha se intervistimet e dëshmitarëve të mbrojtjes janë trysni dhe frikë.

“Unë i kam dy shqetësime: një ka të bëjë me qasjen time nga ana e Prokurorisë, edhe pse e kanë ditur që unë jam dëshmitar i mbrojtjes më kanë ftuar në dhjetor 2021 dhe jam intervisutar më 10 apo 11 janar 2022, konsideroj se është bërë një trysni ndaj meje dhe tërësisht është e padrejtë nëse i referohemi ligjeve të Kosovës që këta zotërinjtë thirren, atëherë mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale nuk ka të drejtë Prokuroria të merr në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes ose e kundërta. Dhe kjo dëshiron sqarim, dhe çështja e dytë, zonja gjyqtare, ftesa të cilat na bëhen për dorëzimin e pasaportave për marrjen e vizave për të udhëtuar në Hagë… Unë e kam kuptuar dhe konsideroj se është ashtu sepse në fakt sjellja e tyre ka qenë korrekte, brenda objekteve jam trajtuar mirë por me vetë faktin se jam ftuar që të jap deklaratë edhe Prokurorisë unë e konsideroje dhe lloj frike edhe lloj trysnie, kështu e konsideroj unë,” tha ai.

Ish-ushtari i UÇK-së, Kapllan Parduzi gjatë dhënies së dëshmisë së tij u pyet nga kryetarja e trupit gjykues se intervistimin a e kishte bërë në mënyrë të detyruar po vullnetare.

Më pas ai tha se kishte shkuar për të dhënë dëshminë në zyrat e Prokurorisë Speciale duke menduar se e kanë ftuar për ndonjë informacion lidhur me trupin e zhdukur të axhës së tij, i cili është i zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Po sepse unë kam menduar që më kanë ftuar edhe po tregojnë sepse unë axhën e kam ende të zhdukur dhe kam menduar se e kanë gjetur e kanë zbuluar një varrezë masive në Serbi që fatkeqësisht kemi ende kufoma, janë mbi 1600 që nuk na kthehen dhe kam menduar që kanë një risi dhe për ata kam menduar sepse përndryshe nuk kisha shkuar. Kam menduar se kanë zbuluar diçka dhe ka diçka të re rreth varrezave masive dhe gjetjes së trupit të axhës tim… Që kjo mos të ndodh sepse kur ndodh me mua sigurisht ka me ndodh edhe me të tjerët dëshmitarë, kjo praktikë duhet të ndërpritet. Unë mendoj dhe konsideroj kështu dhe për mua kjo është shqetësuese derisa po të isha dëshmitar i Prokurorisë sigurisht nuk do të isha përgjigjur me çfarë të drejte ana e mbrojtjes do të më ftonte nuk mundem me qenë edhe i Prokurorisë dhe mbrojtjes vetëm në rastet kur gjykata vendos ndryshe, pa vendim të gjykatës konsideroj se është totalisht se është shkelje e rregullave dhe ligjit aq më tepër nëse i referohemi ligjeve të Kosovës”, u shpreh ai.

Në pjesën e dytë të seancës, dëshmitari Parduzi është pyetur nga Prokuroria se a ishte roje mbrojtëse e komandantit të brigadës 153, Nuredin Ibishit, por ai më pas tha se mbrojtje fizike nuk kanë mundur t’i bëjnë askujt.

Prokurorja e ZPS-së, Silvia D’Ascoli vazhdoi me pyetjet nëse Parduzi e kishte takuar Salih Mustafën pas luftës apo jo, për çka ky i fundit tha se “shumë rrallë në ndonjë përvjetor apo manifestim”.

Seanca tutje ka vazhduar edhe me pyetjet nga trupi gjykues.

Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës pritet të vazhdojë nesër më 12 prill, me dëgjimin e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes.

Tags: Gjykata SpecialeSalih Mustafa
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestojnë OVL – UÇK-ja për konferencën e Trendafilovës, në shenjë revolte hedhin tym të zi

Protestojnë OVL – UÇK-ja për konferencën e Trendafilovës, në shenjë revolte hedhin tym të zi

Anulohet konferenca e Trendafilovës, OVL-ja kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Anulohet konferenca e Trendafilovës, OVL-ja kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Policia e Kosovës arreston një person për tentim-vrasje në Pejë

Policia e Kosovës arreston një person për tentim-vrasje në Pejë

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X