TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëshmitarët e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, Sopjani: Dëshmia e Wesley Clark ka peshë të veçantë

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
Dëshmitarët e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, Sopjani: Dëshmia e Wesley Clark ka peshë të veçantë

Një nga dëshmitarët e fundit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të jetë ish-gjenerali i NATO-s në luftën e fundit në Kosovë Wesley Clark.

Procesi gjyqësor i cili që prej disa vitesh po vazhdon, sipas avokatit Shkëlzen Sopjani, ende nuk ka paraqitur dëshmi bindëse nga ana e Prokurorisë.

Sopjani thekson se dëshmitë e ofruara deri më tani janë kryesisht rrethanore dhe nuk kanë fuqinë provuese për të shpallur dikë fajtor apo të pafajshëm.

Në anën tjetër, avokati vlerëson lartë dëshmitë e mbrojtjes, duke theksuar veçanërisht rolin e dëshmitarëve që kanë qenë pjesë direkte e zhvillimeve në terren gjatë periudhës përkatëse.

Ai përmendi me theks të veçantë dëshminë e Wesley Clark, ish-komandantit të përgjithshëm të NATO-s, i cili ka pasur, siç tha Sopjani, “informata të dorës së parë dhe kontakte të drejtpërdrejta me akterët në terren”.

Sipas tij, dëshmi të tilla janë thelbësore për të ndriçuar realitetin e ngjarjeve dhe për të ofruar një pasqyrë më të qartë të së vërtetës në procesin që po zhvillohet.

“Procesin e deritanishëm në Gjykatë që tash e disa vite po vazhdon dhe dëshmitë që janë bërë nga ana e Prokurorisë, e kemi parë që dëshmitë nga ana  e Prokurorisë janë kryesisht dëshmi rrethanore, nuk janë konkrete, pra nuk e kanë atë fuqi provuese për me e shpall dikë fajtor apo jo, sa i përket dëshmisë së mbrojtjes ose dëshmitarëve të mbrojtjes, deri sot kemi parë akterë që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet dhe gjithçka që ka ndodhë në kohën për të cilën po flasim me theks të veçantë për Uesley Clark i cili ka qenë edhe komandat i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, pra ka qenë një person që ka pasur informata të dorës së parë dhe shkëbime të dorës së parë me akterë në teren”, deklaroi Sopjani në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: deshmitaret e mbrojtjesHagëish-kreret e UÇK-sëShkelzen SopjaniTeve1Wesley Clark
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën