TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dëshira për fëmijë, interesim i madh për shërbimin IVF në QKUK

by Tëvë1
8 muaj ago
4
A A
​Dëshira për fëmijë, interesim i madh për shërbimin IVF në QKUK

Me funksionalizimin e shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, interesimi për këtë shërbim është shumë i madh. Nga fundi i vitit të kaluar kur është përuruar kjo metodë mjekësore e deri më sot, janë kryer 255 konsulta, ndërsa në pritje janë edhe 470 të tjera.

Kështu ka bërë të ditur shefi i repartit të Infertilitetit në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Leandrit Bejtullahu. Ai për KosovaPress tha se koha e pritjes për këto kontrolle është 5 deri 7 ditë.

“Interesim ka pas shumë që edhe e kemi pritur….Fillimisht jemi në fazën e seleksionimit të pacientëve për të shikuar për të cilin është e përshtatshme metoda e invitro-fertilizimit….Deri tash janë kryer 255 konsultime edhe 470 i kemi me termine të caktuara, koha e pritjes është mjaftë e shkurtër diku 5 deri në 7 ditë, kështu që nuk ka ndonjë pritje të gjatë. Prej këtyre rasteve duhet të seleksionohen cilët janë ata që kualifikohen për procedurë se janë disa kritere të caktuara”, theksoi ai.

Gjinekologu Bejtullahu ka treguar se me qelizat vetanake procesit të IVF-të në QKUK, mund t’i nënshtrohen gratë deri në moshën 42 vjeçare. Ndërsa, prej 42 e deri në 45 vjeçe trajtohen rastet përmes komisionit të shkallës së dytë.

“Pasi për momentin nuk e kemi mundësinë me punua me qeliza të donatorëve do të jetë e kufizuar mosha e pacientëve. Mosha ka me qenë e kufizuar deri në 42 vjet, kurse prej 42 deri në 45, do të shkojmë prej rastit në rast, varësisht si janë mundësitë. Ato me siguri kemi me shkuar përmes komisionit të shkallës së dytë për të parë se sa i plotësojnë kushtet. Përndryshe, në shumicën e vendeve kufizimi është te mosha 42 vjeçe kur bëhet fjalë, kur kryhet puna me qeliza vetanake. Ky nuk është diskriminim në bazë të moshës të pacientëve është në të mirë të pacientëve”, theksoi ai.

Duke folur për sukseset e kësaj metode, shefi i repartit të IVF-të në Klinikën e Gjinekologjisë, Leandrit Bejtullahu u shpreh se pas moshës 40 vjeçe dukshëm bie përqindja e suksesit për të sjellë fëmijë në jetë përmes kësaj metode.

“Suksesi i IVF-të është kur me këtë procedurë pacientja mbet shtatzënë e mban fëmiun deri në fund dhe lind fëmijën e gjallë…. Tek moshat edhe më të reja diku deri 35 vjet suksesi është 44%. Nuk është suksesi ashtu siç raportohet apo keqkuptohet që është 60,70, 80%…. Pas moshës 40 vjeçare numri bie dukshëm nga 43 bie në 5% faktikisht për 44, 45 nuk është edhe më e arsyeshme me përdorur qelizat vetanake se suksesi bie dukshëm ”, deklaroi Bejtullahu.

Shefi i repartit të IVF-të në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Leandrit Bejtullahu theksoi se për dy ciklet e para ky shërbim do të ofrohen falas, ndërsa hera e tretë do të ketë një çmim mbi 600 euro.

Më 24 dhjetor të vitit 2024 u bë përurimi i shërbimit për frytnim të asistuar mjekësor në QKUK.

Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte njoftuar se barnat e nevojshme për këtë procedurë mjekësore i kanë futur në Listën e barnave esenciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

IKD kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Arinjtë dëmtojnë një varrezë në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Kurti: Qeveria e re do të zgjidhet sapo Kuvendi të fillojë punën

Kurti: Qeveria e re do të zgjidhet sapo Kuvendi të fillojë punën

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj Flotiljes së Lirisë si akt piraterie dhe kërkon lirimin e aktivistëve

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Arinjtë dëmtojnë një varrezë në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Kurti: Qeveria e re do të zgjidhet sapo Kuvendi të fillojë punën

Kurti: Qeveria e re do të zgjidhet sapo Kuvendi të fillojë punën

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për 1 kilogram drogë, e fshihte në garazhin e shtëpisë

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për 1 kilogram drogë, e fshihte në garazhin e shtëpisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën