TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dervishi: Komunikata nga Samiti i Tiranës gjest simbolik, pa vlerë praktike

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Dervishi: Komunikata nga Samiti i Tiranës gjest simbolik, pa vlerë praktike

Samiti Ukrainë-Evropë Lindore në Tiranë, mblodhi liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës, e cila madje u përmbyll me një komunikatë të përbashkët që e dënon agresionin rus në Ukrainë.

E një veprim si ky, analisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi po e konsideron thjeshtë si një gjest simbolik.

Sipas Dervishit, kjo komunikatë nuk ndikon në siç e ka quajtur ai “politikën e madhe”, andaj si e tillë nuk ka një vlerë praktike.

“Nëse flasim për rajonin është më mirë diçka se sa mungesë totale e saj, por kjo nuk ndikon. Fakti që në komunikatën e Tiranës nuk përmendën sanksionet nuk do të thotë që do të hiqen sanksionet ndaj Rusisë, ose që mund të ketë përshkallëzim të sanksioneve ndaj Rusisë. Pra nuk do të thotë që vendet e rajonit tash me komunikatën e tyre ose me votën e tyre do të ndikojnë në atë që quhet politikë e madhe. Komunikatë është më shumë gjest simbolik se sa një vlerë praktike”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Në anën tjetër, i pyetur nëse Tirana mund të ndikojë Ukrainën, Dervishi ka theksuar se shteti shqiptar mund t’i dal në ndihmë atij ukrainas vetëm në aspektin politik, por jo në atë financiar, ushtarak e ekonomik.

“Në kuptimin e termave financiarë, ushtarakë apo ekonomikë jo shumë, në kuptimin e politikës mund të ndihmojë. Vet fakti që samiti mbahet në Ballkan, është një mesazh për të ndërgjegjësuar më tej dhe për të zgjuar pak atë çfarë kanë ato vende dhe fuqi që kanë mundësi dhe interesa për të ndihmuar më shumë Ukrainën në këto momente sepse duket sikur 2 vjet pas fillimi t të luftës ka një rënie të entuziazmit për suksesin e mundshëm ushtarak të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Për Dervishin, është vlerë e shtuar qe vendet e Ballkanit janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord, mes tyre edhe Serbia, që agresioni rus ndaj Ukrainës përbën kërcënim për paqen.

“Ka edhe siç tha kryeministri i Shqipërisë në fjalimin e tij, vonesa demokratike për të ndihmuar Ukrainën. Edhe kryeministri shqiptar nënvizonte që nuk mund të flitet për të çarmatosur viktimën, por për të ndalur agresorin dhe në këtë sens kishte një vlerë të shtuar që vendet e Ballkanit bëhen bashkë dhe bien dakord, pavarësisht që mes tyre ishte Serbia, që në pikën e parë të rezolutës që agresioni rus ndaj Ukrainës dy vite më parë përbën një kërcënim për paqen jo vetëm në kontinent por në gjithë botën dhe solidarizohen për mbështetur përpjekjet për pavarësi dhe integritetit të Ukrainë”, është shprehur ai.

Ndërsa, theksojmë që nga ky samit shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dalë me një komunikatë të përbashkët duke bërë thirrje që përkrahja për Ukrainën të vazhdojë deri në përfundimin e luftës.

“Ne, Presidentja Vjosa Osmani, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Jakov Milatović, Presidenti Stevo Pendarovski, Presidenti Aleksandar Vuçiq, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri Nikolay Denkov, Kryeministri Andrej Plenković, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu u mblodh në Tiranë më 28 shkurt 2024 dhe lëshoi deklaratën e mëposhtme: Agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Ky akt agresioni është i papranueshëm; është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e OKB-së, dhe një krim kundër popullit ukrainas. Ne përsëritëm mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991 dhe mbetemi të përkushtuar për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen e nevojshme për të mbizotëruar kundër luftës së agresionit rus për aq kohë sa duhet për të të arrihet një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe në bazë të Formulës së Paqes të Ukrainës”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /teve1.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

Maqedonci falënderon Burdanin në takimin lamtumirës për udhëheqjen e KFOR-it

Maqedonci falënderon Burdanin në takimin lamtumirës për udhëheqjen e KFOR-it

75-vjeçari kultivon perime brenda Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë

75-vjeçari kultivon perime brenda Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi mposhtet dhe eleminohet ne Poloni

Emisioni “Këndi i Debatit” 01.10. 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 01.10. 2025

Sigal Prishtina e nis me fitore sezonin në garën evropiane ENBL

Sigal Prishtina e nis me fitore sezonin në garën evropiane ENBL

Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

Qarabagu mposht edhe Copenhagen-in

Qarabagu mposht edhe Copenhagen-in

Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

Bashkimi humb dhe eliminohet nga FIBA Europe Cup

Bashkimi humb dhe eliminohet nga FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën