TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri të premten afati për koalicione, KQZ s’ka njoftime nga partitë

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Deri të premten afati për koalicione, KQZ s’ka njoftime nga partitë

Më 30 gusht është data e fundit kur partitë politike mund ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndonjë koalicion parazgjedhor. Nga ky institucion thanë për Tëvë1 se deri më tash nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtarë nga partitë në vend. Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tregoi se kanë nënshkruar disa koalicione.

E premtja e 30 gushtit është data e fundit kur partitë politike mund të paraqesin koalicionet e tyre në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Por, deri të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk është paraqitur ndonjë njoftim nga partitë për koalicion të mundshëm.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se pas 30 gushtit, nuk do të ketë afat shtesë dhe nëse partitë nuk paraqesin njoftim për koalicion, duhet të garojnë të vetme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka miratuar planin e aktiviteteve në të cilin janë vendosur datat e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, në këtë drejtim edhe data se kur subjektet politike duhet të paraqesin pra njoftimin e tyre në zyrën për regjistrim, certifikim, dhe kontrollin financiar të subjekteve politike se do të marrin në zgjedhje përmes koalicioni”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi bëri të ditur disa nga veprimet që i ka marrë ky institucion në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Një nga hapat e parë që ka ndërmarrë KQZ është miratimi i planeve të aktiviteteve dhe caktimi i datës së saktë se kur një aktivitet zgjedhor fillon dhe kur i njëjti përfundon. Këto janë disa, përmes këtij plani të aktiviteteve KQZ ka përcaktuar kohën për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, pastaj edhe çështjet e tjera që ndërlidhen se kur duhet të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë”, tha ai.

Tëvë1 ka pyetur edhe partitë parlamentare se a pritet që të dorëzojnë ndonjë njoftim për koalicion, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një përgjigje për tëvë1, ka treguar se kanë nënshkruar koalicion me disa parti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lidhur koalicion me Nisma Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, koalicion që ka qenë publik. Deklaratën për KQZ, për koalicionin, do ta dërgojmë brenda afatit ligjor”, thanë nga AAK.

Presidentja, Vjosa Osmani ka shpallur datën 9 shkurt të vitit 2025 si datë kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se zyrtarisht fushata zgjedhore nis më 11 janar. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Reagimi i Qeverisë pas pezullimit të dialogut: SHBA mbetet aleati ynë strategjik, i mirëpresim edhe kritikat

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Lumir Abdixhiku reagon pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk

Ambasada Amerikane në Prishtinë uron Ditën e Pavarësisë: Të bashkuar për një të ardhme më të sigurt

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën