Në kuadër të aksionit të sotëm të Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon dërgimi në qendrat e ndalimit i mbi 100 personave të arrestuar për dyshimet e manipulimit të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Intervistimi për mbi gjysmën e të ndaluarve tashmë ka përfunduar.
Prokuroria Themelore e Prizrenit pritet të dalë së shpejti në një konferencë për media, ku do të japë detaje lidhur me aksionin mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Kosovës në regjionin e Komunës së Prizrenit.







