TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Der klassiker”, derbi i madh gjerman hedh përballë sot Bayernin dhe Dortmundin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“Der klassiker”, derbi i madh gjerman hedh përballë sot Bayernin dhe Dortmundin

Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen do të përballen sot me njëri-tjetrin, për herë të 112-të në Bundesligë dhe herën e 137-të në total.

Duke nisur nga ora 18:30, në “Allianz Arena” të Munihut, në kuadër të javës së 29-të, dy rivalët e mëdhenj gjerman luajnë për synime të kundërta për dallim nga vitet e fundit që të dyja synonin titullin.

Verdhezinjtë kanë shënuar në dy ndeshje radhazi të Bundesligës kundër Bayernit për herë të parë që nga viti 2016 (2-0 në Mynih, 1-1 në Dortmund). Kundër asnjë klubi tjetër, ata nuk kanë arritur të shënojnë aq shpesh sa kundër atij bavarez (33 herë), por nga ana tjetër, asnjë klub tjetër i Bundesligës nuk ka mbajtur portën e paprekur ndaj Bajernit sa Borusia (23).

– E para kundër së tetës. Bajerni kryeson renditjen me gjashtë pikë epërsi ndaj Leverkusenit. Pas dy fitoreve të fundit, Dortmundi tani është pesë pikë larg vendit të katërt. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ky çift ka qenë gjithmonë ndeshja më e rëndësishme.

– Që nga vera e 2015-tës, të dyja skuadrat kanë qenë gjithmonë në pesëshen e parë të renditjes kur kanë pasur përballje, dhe në nëntë nga këto 19 ndeshje ishte një duel midis të parës dhe të dytës. Tani nuk është kështu. BVB është 27 pikë larg rivalit të sotëm.

– Ekipi bavarez ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi, teksa miqtë kanë 13 pikë më pak nëpër transferta se në të njëjtën pikë sezonin e kaluar.

lg.php.gif– Ekipi i Vincent Kompany ka fituar më shumë ndeshje se çdo ekip tjetër në kampionatin aktual. Pothuajse dy të tretat e ndeshjeve të tyre (21 nga 28) kanë përfunduar me fitore; asnjë ekip nuk ka pësuar më pak humbje (dy). 108 gola u shënuan në këto 28 ndeshje të cilat përfshijnë një mesatare golash më të lartë se ato të çdo ekipi tjetër në Bundesligë. Ndërkohë, Dortmund nuk ka humbur asnjë nga 11 ndeshjet e sezonit në të cilat ka kaluar në avantazh 1-0.

– Sezonin e kaluar ishin më pak se 9,000 tifozë verdhezi në mesin e turmës prej 75,000 të “Allianz Arena” që festuan golin e Karim Adeyemi në minutën e 10-të për të bërë rezultatin 1-0, ndërkohë që sfida e fazës së parë mes këtyre skuadrave përfundoi 1-1 me gola të Gitens dhe Musiala.

– Fitorja më e thellë e Borusias në Mynih ishte ajo e 12 tetorit 1991, një 3 me 0, falë dopietës së Rummeniges dhe Poulsenit. I njëjti rezultat edhe 11 vjet më parë, kur Dortmundi triumfonte në “Allianz Arena”, me gola nga Mkhitarian, oeus dhe Hoffman.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën