Sipas saj, iniciativa e sindikatës për të mbajtur grevë është e instrumentalizuar.
“Nuk është e vërtetë që SBASHK-u nuk është njoftuar që po dizajnohet një pako e re financiare nga Qeveria dhe se kjo do të jetë shuma e caktuar për të gjitha kategoritë, jo vetëm për punëtorët e arsimit. Që nga fillimi i paralajmërimit të grevës në prill, tregon se sa e instrumentalizuar është kjo kauzë e sindikatës për të ju nënshtruar grevës”, tha ajo e ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”.
Kujtojmë se greva e arsimit tanimë ka hyrë në javën e 5-të./Teve1.info./