TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputetja e VV-së thotë se nuk janë marrë me draft-statutin e prezantuar nga FES-i

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputetja e VV-së thotë se nuk janë marrë me draft-statutin e prezantuar nga FES-i

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni duke folur për draft-statutin e Asociacionit hartuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, ka thënë se lë hapësirë për të dyshuar se a është bazë e mirë apo jo.

Sipas saj drafti bazohet në marrëveshjen e vitit 2013 të cilën Serbia e ka shkelur.

“Drafti bazohet në marrëveshjen e 2013 e cila në fakt nuk është ratifikuar asnjëherë në Kuvendin e Serbisë. Po ashtu bazohet në një marrëveshje e cila në dhjetor 2022  është shkelur nga Serbia, kur i kanë dërguar letër shteteve mosnjohëse për të mos e pranuar aplikimin tonë ëpr dorëzim në BE”, ka thënë ajo në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Tutje ajo ka thënë që është problem nëse thuhet se Asociacioni duhet të themelohet.

“Ne e shohim problematike gjithçka që ndërlidhet me Asociacionin sot.  Gjithçka që çon tek ajo që Asociacioni duhet të themelohet krijon një problem në vete i cili duket të jetë problem shumë më i madh sesa që shihet në sipërfaqe. Pavarësisht a është draft prej FES-it apo ndonjë organizate, kur jemi tek ajo se duhet themeluar asociacion kjo është problem, sepse ne jemi kundër”, ka shtuar Kryeziu-Hyseni.

Për këtë arsye ka thënë se nuk janë marrë fare me atë draft.

“Ne absolutisht nuk jemi marrë me atë që ka nxjerrë FES-i pikërisht për këtë arsye. Mendojmë se as nuk duhet të ulemi dhe të diskutojmë rreth asaj se si do të duhej të dukej Asociacioni bazuar në marrëveshjen në parim të 2013 apo tjetrës të 2015”, ka shtuar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Shofer nën ndikimin e alkoolit në Ferizaj, kjo është gjoba

Shofer nën ndikimin e alkoolit në Ferizaj, kjo është gjoba

Kurti: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur për president

Kurti: Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit është një aksion që tejkaloi imagjinatën

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Izraeli thotë se kanë nisur një valë sulmesh në “zemër të Teheranit”

Izraeli thotë se kanë nisur një valë sulmesh në “zemër të Teheranit”

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

Izraeli mbyll pikën kufitare Rafah në Gaza për shkak të sulmeve ndaj Iranit

Izraeli mbyll pikën kufitare Rafah në Gaza për shkak të sulmeve ndaj Iranit

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për vendin?

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për vendin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën