TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, flet për Tëvë1 pas hapjes së qendrës së kulturës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, flet për Tëvë1 pas hapjes së qendrës së kulturës

Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj, tha se që nga hyrja e saj në parlamentin kroat, janë ndërtuar tetë shtëpi të kulturës, raporton teve1.info

Në një intervistë për Tëvë1, me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Lekaj tha se qëllimi i saj ka qenë që në çdo prefekturë të ketë nga një shtëpi të kulturës për shqiptarë, derisa shtoi se me hapjen e shtëpisë së tetë të kulturës, është përmbyllur edhe ky cikël i hapjes së këtyre objekteve.

“Sot shqiptarët e kësaj prefekture janë duke i bërë dy festa hapjen e kësaj prefekture dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e cila do ta përfshijë krejt këtë prefekturë dhe besoj që së shpejti do të mbushet me të rinj shqiptarë që do të kenë aktivitete të ndryshme në këtë shtëpi. Me ardhjen time në parlamentin kroat kam një marrëveshje me qeverinë kroate ku kam mundësi të marr fonde për komunitetin shqiptar, vizioni im ka qenë që në çdo prefekturë shqiptarët të kenë nga një shtëpi të kulturës, kjo është shtëpia e tetë e kulturës dhe mendoj që me këtë ta përfundojmë këtë cikël të hapjes së këtyre objekteve dhe pastaj do të vazhdojmë me projekte tjera që mendoj se janë shumë të rëndësishme, shembull në fusha të sportit bashkë me qeverisjet lokale ku jetojnë shqiptarët”, tha Lekaj.

Sipas saj, pas këtij cikli do të vazhdohet edhe me hapjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

“Është e rëndësishme sepse me përfundimin e këtij cikli vazhdojmë me cikle tjera dhe bashkatdhetarëve u jep vullnet që të punojnë më shumë. Me ardhjen time në vitin 2015 në një vizitë tek bashkatdhetarët, vendosën që ta riaktivizojnë bashkësinë dhe vazhduan të merren me aktivitete shumë të rëndësishme, hapën edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe, besoj se do ta hapim edhe në dy shkolla tjera, për momentin e kanë vetëm në një shkollë, dhe vazhduan të organizojnë manifestim të ndryshme, tribina të ndryshme, aktivitete të ndryshme që janë shumë të rëndësishme jo vetëm për komunitetin tonë por edhe qytetarët e kësaj prefekture. Ajo çka është më e rëndësishme shqiptarët këtu kanë raporte shumë të mira mes vete, shqiptarët që jetojnë këtu janë shumë punëtor, ndërmarrës të mirë dhe me punën e tyre i ndihmojnë edhe zhvillimit të bizneseve”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën