TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deputetja e LVV-së nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë

nga tëvë1
8 Maj, 2023
0
A A
Deputetja e LVV-së nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë, nëse insistohet në draftin e statutit të Asociacionit të prezantuar nga Ekipi Menaxhues.

“Mbetet të shihet se si do të rrjedhë procesi në vazhdim. Çfarë unë e di është që kjo nuk është dëshirë e palës kosovare. Ne nuk dëshirojmë që dialogu të ndërpritet. Por megjithatë po që se kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara atëherë nuk e di se si do të mund të ecim tutje ne në këtë dialog, duke u mbështetur në një dokument të tillë si ai që është prezantuar nga grupi menaxhues. Mbetet të shihet cila do të jetë zgjidhja që do të gjendet në takimet në vijim, qoftë të kryenegociatorëve apo nivelit të lartë politik”, ka thënë ajo në Respublika në Tëvë 1.

Sipas saj edhe Bashkimi Evropian po tregon moskonsistencë kur po vije te puna e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Por këtu e kemi një moskonsistencë të vet Bashkimit Evropian sepse madje vet BE vazhdimisht ka deklaruar që bëjmë thirrje të themelohet Asociacioni por jo një që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Nëse edhe ata kërkojnë që të themelojmë diçka që bie ndesh me Kushtetutën, nuk e di si mund të dialogohet. Edhe kryeparlamentari sot e tha shumë mirë që ne fundja edhe do të tërhiqemi fare nga procesi sepse në asnjë mënyrë VV dhe kryeministri Kurti nuk do të pranojë të themelojë një Asociacion me bazë një etnie”, ka deklaruar deputetja në ResPublika në Tëvë 1.

Ajo tutje thotë se janë duke pritur një përgjigje rreth dokumentit dyfaqësh që kryeministri Kurti e ka paraqitur më 2 maj, në kuadër të një draft-vizioni të Asociacionit.

Madje sipas saj Asociacioni është hequr fare si term dhe nga dokumentet e shkruara.

“Ne jemi në fazën kur ende nuk kemi marrë një refuzim për draft-vizionin që është dorëzuar nga kryeministri Kurti. Dhe draft-vizioni s’ka të bëjë me Asociacionin sepse ne nuk po flasim për Asociacion më, pavarësisht që po dëgjojmë thirrje prej ndërkombëtarëve apo palëve të tjera. Megjithatë ne jemi në një pikë ku kemi arritur Asociacionin ta heqim fare qoftë edhe si term, qoftë në dokumentet e shkruara, qoftë në deklaratat publike të zyrtarëve të BE-së. Pra flasim për në mekanizëm tjetër që e dimë se do të quhet vetmenaxhim, për strukturën dhe formatin e së cilit do të mësohet kurdo që palët të ulen dhe të diskutojnë mbi atë se cili mund të jetë modeli më i pranueshëm dhe implementueshëm në Kosovë”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Ajo ka thënë se nëse do të paraqitet një alternativë tjetër nga BE-ja apo shtetet anëtare, Qeveria do ta shqyrtojë atë.

“Mund të vijmë deri në momentin kur të na dorëzohet një alternativë prej Bashkimit Evropian në këtë rast, prej ndonjërit prej shteteve të involvuara në proces, megjithatë tani jemi në momentin kur duhet të marrim përgjigje për draft-vizionin e prezantuar nga kryeminstri Kurti. Pra jemi te alternativa e parë që në këtë rast ka qenë kjo e jonja dhe nëse do të ketë refuzime për të diskutuar mbi këtë draft dhe do të prezantohet një draft tjetër, sigurisht do ta analizojmë në detaje nëse ky draft është në përputhje apo jo me kërkesat tona dhe nëse i kalon apo jo vijat e kuqe që Kosova i ka vendosur në këtë proces”, ka thënë Kryeziu-Hyseni në ResPublika në Tëvë 1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërim i takimeve veç e veç të liderëve politik me presidenten, Hoti: Formë e duhur, por skajshmërisht e vonuar

Paralajmërim i takimeve veç e veç të liderëve politik me presidenten, Hoti: Formë e duhur, por skajshmërisht e vonuar

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Çipa: Rezultati me diferencë kaq të thellë i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë  i pritshëm

Çipa: Rezultati me diferencë kaq të thellë i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë i pritshëm

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Në Prishtinë gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Në Prishtinë gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X