“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.
Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku, shkruan BBC përcjellë teve1.info
Goncharenko tha se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100.000 civilë ndodheshin në qytet.
Ai shtoi se konsiderohej se “më shumë se 20,000 njerëz” janë vrarë në qytetin port të rrethuar.