TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti ukrainas: Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar i KiE-së

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Deputeti ukrainas: Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar i KiE-së

“Ukraina duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar deputeti ukrainas, Oleksi Gonçarenko, duke shtuar se predhat serbe që po merr vendi i tij në mënyrë të tërthortë, po e shtyjnë këtë vendim.

Në një intervistë për A2news, ligjvënësi, një mik i shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, shpreh shqetësimin se Serbia mund të jetë duke furnizuar oreksin e Rusisë për destabilizim të Ballkanit, pasi ka të njëjtat ambicie si Rusia, për të krijuar perandori.

Këshilla e tij për Prishtinën zyrtare është që të vazhdojë me anëtarësimet ndërkombëtare, veçanërisht ato europiane, pasi janë ombrella mbrojtëse ndaj çdo kërcënimi.

A2CNN: E dimë që jeni një mbështetës i fortë i Kosovës dhe lobues për njohjen e saj në parlamentin ukrainas…Çfarë ju ka shtyrë drejt një qëndrimi të tillë…?

Gocharenko-…jo vetëm në parlamentin ukrainas, por edhe në nivel evropian dhe në Këshillin e Evropës. Para së gjithash, është argumenti emocional, pasi mendoj se ukrainasit po kalojnë tani atë që kaluan kosovarët 25 vjet më parë. Po flas për gjenocid dhe fatkeqësisht kjo është tragjedi për të dy kombet tona. Kjo na bën të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër. Së dyti, mendoj se vendet e botës së lirë duhet të bashkohen dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Kosova është demokraci, dëshiron të bëhet anëtare e familjes politike evropiane. Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar. Nga kjo nuk do të përfitonin vetëm qytetarët e vet, por edhe e gjithë Evropa pasi më me shume vende do te bashkoheshin sipas vlerave të njëjta. Prandaj jam dhe do të jem përkrahës i njohjes së Kosovës për ta atë të ecë në këtë rrugë evropiane.

A2CNN: Por përse Ukraina nuk ka marrë ende një vendim lidhur me njohjen e Kosovës, edhe pse ashtu siç pretendoni, dy vendet ndajnë drama të njëjta…?

Gocharenko-Ky është një vendim që sipas Kushtetutës i takon presidentit të Ukrainës. Dhe ai nuk e ka marre ende. Unë mendoj se herët a vonë ky vendim do të merret. Sot ndoshta ka disa pengesa, mbase e keni dëgjuar se Serbia po prodhon predha të cilat më pas i merr Ukraina. Jo drejtpërdrejtë, por përmes vendeve të treta. Ndoshta ka edhe arsye të tjera që unë nuk i di, po ky vendim nuk po merret. Mendoj se herët a vonë do të ketë një lëvizje në këtë drejtim. Unë sponsorizova projektligjin për njohjen e Kosovës në parlament. Nuk mendoj se duhet të luajmë lojëra me Serbinë apo ndonjë shtet tjetër. Mendoj se duhet të kemi një qëndrim tonin, i cili është i qartë; Kosova duhet të njihet”, ka thënë ai.

Tags: kieKosovaOleksi Gonçarenko
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë

Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

Mehmeti: Është e çuditshme si ka mbijetuar protesta në Shqipëri, po jepen thasë me para për ta shuar

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Hargreaves viziton Policinë e Kosovës, në fokus thellimi i bashkëpunimit me Britaninë

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

EPP pritet ta pezullojë partinë e Vuçiqit në Serbi

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Kilaj shpallet i pafajshëm

“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën