TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

by Tëvë1
4 muaj ago
8
A A
Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Deputeti serb, Petar Boskoviq ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvendin e Serbisë, duke akuzuar drejtpërdrejt pushtetin për bllokimin e integrimit evropian dhe për mungesë të vullnetit politik e sundimit të ligjit.

Sipas Boskoviqit, autoritetet serbe po justifikohen me “kushte teknike të përmbushura” për hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa arsyet reale për bllokadën janë krejtësisht politike.

“As vetë nuk besoni në këto budallallaqe. E dini shumë mirë pse kapitulli nuk është hapur, por nuk doni vërtet të shkoni drejt Evropës”, tha ai.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian, Boskoviq theksoi se dokumenti është “i ashpër dhe deri tani më i saktë”, duke nënvizuar se problemet kryesore të Serbisë mbeten vullneti politik dhe sundimi i ligjit.

Në fjalimin e tij, deputeti opozitar përmendi edhe rastin e Banjskës, duke deklaruar se dy vjet pas ngjarjeve, Millan Radoiçiq vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi.

“Radoiçiq shëtitet si të dojë, me vetura të blinduara më të mira se princi saudit dhe me sigurim më të fuqishëm se vetë presidenti Vuçiq,” u shpreh Boskoviq.

Ai theksoi se çështja e Banjskës është një nga temat kryesore që ngrihet nga zyrtarët evropianë në çdo vizitë në Serbi, si dhe ndaj politikanëve serbë gjatë udhëtimeve të tyre në Evropë.

“Pra, si do ta zgjidhni këtë kur nuk ju lejohet as t’i afroheni Radoiçiqit tuaj? Të gjithë jeni të përfshirë – nga drejtori asokohe i BIA-s, përmes Mojsiloviqit dhe anëtarëve të pensionuar të ushtrisë, deri te presidenti i shtetit që iu ka lutur KFOR-it të hapë rrugën për ta, për t’i nxjerrë njerëzit që shqiptarët mos t’i vrasin”, deklaroi ai.

Boskoviq ngriti shqetësime edhe për veprimtari të dyshimta jashtë vendit, duke përmendur përgatitjen e grupeve në Loznicë, përfshirjen në Moldavi dhe shitjen e municioneve në kohën e luftës në Ukrainë. Ai akuzoi qeverinë se politika e jashtme nuk po i shërben interesave të Serbisë, por po e izolon vendin edhe më tej nga Bashkimi Evropian.

Fjalimi i Boskoviqit ka nxitur reagime të shumta në skenën politike serbe, duke rihapur debatin për përgjegjësinë e institucioneve dhe perspektivën evropiane të Serbisë.

Tags: Deputeti serbKFOR-iPetar BoskoviqTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën