Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, do t’i vendoste edhe viza Kosovës, sipas tij, po të mos kishte frikë se do t’i rrezikohej pushteti, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Gola ka shkruar se: Ska çka m’u çuditë, duke aluduar në anulimin e mbledhjes së dy qeverive: Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahej të mërkurën, e që një ditë më parë u bë nga kryeministri, Edi Rama.
“S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike qe mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit”, ka shkruar Gola.