TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deputeti i PDK-së: Kosova s’mund ta kushtëzojë BE-në dhe SHBA-në

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Deputeti i PDK-së: Kosova s’mund ta kushtëzojë BE-në dhe SHBA-në

Isak Shabani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë qasje seriozë ne dialogun me Serbinë, pasi në të kundërtën ai tha se shteti i Kosovës mund të pësojë nga kjo.

Shabani në Tëvë1, madje tha se tanimë Kosova e ka rastin të shfrytëzojë edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në raport me dialogun.

“Qasja e deritashme në dialog e Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë e mirë, prandaj ka rrezikshmëri që edhe më pësu nëse sot nuk kemi qasje serioze në dialog me Serbinë. Këtë po e them se duhet shfrytëzuar së pari situatën që pas 24 shtatorit, mendoj që është një situatë tjetër mbi të gjitha. Jam i bindur që edhe gjermanët, amerikanët, dhe anglezët e francezët e dinë se çka është Serbia mirëpo opinion publik për herë të parë u njoftu se çfarë organizimi ka pasë në sulm kundër sovranitetit të Kosovës. Kështu që është rasti që qeverisja të ketë një qasje të mirë”, tha Shabani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kurse sa i përket kushtëzimeve të kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë, deputeti i PDK-së, theksoi se me kushtëzimet e Kurtit, Kosova do të mbesë gjithmonë në situatë të menaxhimit të krizave.

“Besoj dhe jam i bindur që nëse vazhdon me kushëtzime të tilla ne kemi me mbet gjithmonë duke menaxhuar krizat. Ne e kemi qëllimin të përfundojmë njëherë e mirë dialogun dhe marrëveshjen përfundimtare me njohje të ndërsjellë, po ne tash po merremi sidomos me menaxhimin e krizave. Nëse ky rast i është dhënë Qeverisë së Kosovës po them që ka mundësi mu orientu në kontekstin pozitiv për të mirën e Kosovës”, theksoi Shabani.

Kjo pasi sipas tij, Kosova është gabim të kushtëzojë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi siç tha Shabani, “këta aleatë ia kanë dashte të mirën Kosovës”.

“Mendoj që është gabim, se nuk mundesh me kushtëzu një Bashkim Evropian dhe Amerikën. Është një moment që gjatë historisë është dëshmu që kemi pasë aleatë, këta aleatë ia kanë dashte të mirën Kosovës . Po të mos ishin këta duke mos anashkaluar normal dëshmorët e kombit, invalid veteran e popullin shqiptar për kontributin, mirëpo duhet të ulemi të bashkëbisedojmë”, shtoi ai.

Ndryshe, një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se “padyshim se nuk do të ketë dialog” nëse Serbia nuk dënohet dhe sanksionohet për “farë ka bërë”, duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Të enjten, Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojnë në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian.

Atje, ata pritet t’i takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X