TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti i LVV-së tregon pse dështoi sot mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputeti i LVV-së tregon pse dështoi sot mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Se pse ndodhi kjo, dha detaje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Thaçi bën të ditur se anëtarët e LVV-së, pjesë e Komisionit hetimor për keqpërdorim të rezervave shtetërore janë vonuar 20 minuta, pasi ishin në një mbledhje tjetër, në atë të Komisionit për Ekonomi.

Sipas tij, me këtë rast, opozita “bëri filma” dhe nuk i priti.

“Një Komision kishte mbledhjen e tij ku ishte e ftuar ministrja Rozeta Hajdari dhe në atë Komision janë tre anëtarë nga opozita që janë anëtarë në Komisionin Hetimor, ku bëj pjesë edhe unë. Dhe dy anëtarë të Komisionit për Ekonomi janë anëtarë të LVV-së, që bëjnë pjesë edhe në Komisionin tonë hetimor. Dhe sigurisht atyre u duhet kuorumi të rrijnë në mbledhje dhe t’i votojnë disa ligje për Ministrinë e MINT-it dhe për këtë arsye ne u vonuam paksa. Ishin 20 minuta kohë që u vonuam dhe më shumë nuk na priti edhe opozita, dhe e përfundoi në mënyrën siç ata dijnë të bëjnë, unë them filma”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Deputeti i LVV-së shtoi se kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, që është pjesë edhe e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, “e dinte që në rend dite kishin disa votime që u humbte kuorumi nëse ata largoheshin saktë në orarin e Komisionit hetimor”.

Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Kosovës me 69 vota pro themeloi Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe dyshimet për keqpërdorime dhe abuzime të mundshme me rezervat shtetërore. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën