Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas ndërprerjes së numrit të votave në Mitrovicë të Jugut.
Ai përmes në një postimi në Facebook ka thënë se PDK po tenton ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë.
“PDK-ja pas humbjes në Mitrovicë po përpiqet ta kthejë rezultatin përmes prokurorisë. Ka marrë fund kjo punë, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre. Zakonisht kur humbin, e kërkojnë shpëtimin te Gjykata Kushtetuese ose te prokuroria. Por këtë herë, as sistemi nuk mund t’ua kthejë atë që populli ua ka marrë”, ka shkruar ai.







