TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti gjerman: Kosova ta dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në KE para 20 majit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Deputeti gjerman: Kosova ta dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në KE para 20 majit

Të mërkurën (dje) Abraham, deputet nga radhët e CDU/CSU, përmes llogarisë së tij në Twitter, i dha një lajm ngazëllues Kosovës pasi publikoi përgjigjen pozitive të Qeverisë gjermane në pyetjen e tij: – “nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë, të cilën e publikoi deputeti Abraham.

Abraham tha se Kosova duhet të aplikojë për ta shfrytëzuar momentin që aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës e udhëheq Italia, një aleat i fortë i Kosovës.

“Italinë, si udhëheqëse e Presidencës në Këshillin e Evropës, Kosova e ka një aleat të fortë dhe duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të hedhur hapin e parë. Pasi të dorëzohet një aplikim, së bashku me aleatët tanë në Këshillin e Evropës nga të gjitha fraksionet politike dhe shtetet anëtare, ne do të avokojmë në favor të anëtarësimit të Kosovës, duke u bërë anëtari i 47-të i këtij institucioni të rëndësishëm”, tha ai.

Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Abraham tha se dhënia e drejtës qytetarëve të Kosovës për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ishte një hap pozitiv për Kosovën, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën dhe prandaj meriton mbështetjen tonë të plotë”.

Ai tha se në Gjermani, politikanë nga grupe të ndryshme politike mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Si anëtar i CDU/CSU, mund t’ju them se partia ime qëndron plotësisht prapa Kosovës për këtë çështje. Kryesuesi i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës Frank Schwabe, kolegu im nga socialdemokratët, është gjithashtu publikisht duke mbrojtur një hap të tillë. Nga delegacioni gjerman në PACE kanë shprehur mbështetje Konstantin Kuhle nga Liberalët, Max Lucks nga të Gjelbrit, por edhe ministri i Shtetit Tobias Lindner. Besoj se Gjermania, si një nga anëtarët më të mëdhenj në Këshillin e Evropës, së bashku me aleatët evropianë si Italia, mund të luajë një rol udhëheqës për të ndihmuar Kosovën në këtë proces”, tha Abraham./kp

Tags: abrahamdeputeti gjermanKEKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën