TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti gjerman kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjska

by Shpat Blakcori
1 vit ago
2
A A
Deputeti gjerman kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjska

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, kërkon që përgjegjësit e sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit të dalin para drejtësisë. Ai thotë se pikërisht për këtë çështje së bashku me një delegacion gjerman do të flasin me Aleksandar Vuçiqin në Beograd. 

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, kërkon përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku edhe mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi – Afrim Bunjaku.

Hacker thotë se për këtë çështje së bashku më një delegacion gjerman do ta diskutojnë në Beograd kur ta takojnë të parin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Diplomati gjerman vlerëson si të papranueshëm faktin që autorët e atij sulmi nuk po përballen me drejtësinë.

Tutje ai thotë se është pak e besueshme që presidenti i Serbisë nuk ka ditur asgjë për atë operacion.

“Delegacioni ynë do të flas për këtë çështje kur do të udhëtojmë për në Beograd. Fatmirësisht sulmi në Banjska nuk ishte edhe aq shpërthyes sa ishte menduar në fillim sepse kosovarët e menaxhuan mirë situatën. Pas asaj çfarë ndodhi në Banjska, presidenti Vuçiq premtoi se do t’i ndjek ata që ishin përgjegjës. Njëri nga përgjegjësit mbajti një natë burg dhe doli pastaj. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht se Serbia duhet ta hetoj këtë rast edhe nëse këtu ka përfshirje të njerëzve të afërt më partinë e Vuçiqit. Është me të vërtetë e vështirë të besohet nga jashtë që ai nuk ka ditur asgjë për sulmin në Banjska duke pasur parasysh fuqinë dhe kontrollin që Vuçiq ka në Serbi”, tha Hacker për Tëvë1.

Deputeti i Bundestagut gjerman, kërkon një dinamikë të re edhe në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehet kritik për formën se si e ka ndërmjetësuar deri më tani këtë proces diplomati sllovak, Miroslav Lajçak.

“Tani kemi një komision të ri në Bashkimin Evropian dhe natyrisht që pres më shumë progres. Tani për pak muaj do të ndryshojë edhe ndërmjetësuesi i dialogut që për mua përbën një lajm të mirë. Të them të drejtën nuk më ka pëlqyer mënyra se si e ka ndërmjetësuar këtë proces z.Miroslav Lajçak, i cili vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën. Pra duhet të ketë një dinamikë të re në dialogun Kosovë – Serbi ku palët do të tregojnë më shumë besim për t’i vazhduar bisedimet. Gjermania është jashtëzakonisht e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka pasur takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht që komuniteti ndërkombëtar po insiston vazhdimisht në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tensionet mbesin të larta mes të dyja vendeve.

/teve1.info/

Tags: Miroslav LajçakRasti BanjskaThomas Hacker
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të bëhemi gati për zgjedhje, t’i japim fund propagandës populliste

Zgjedhja e presidentit, Kurti të hënën takon Abdixhikun

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqëson unitetin qytetar

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Abdixhiku: Të bëhemi gati për zgjedhje, t’i japim fund propagandës populliste

Zgjedhja e presidentit, Kurti të hënën takon Abdixhikun

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqëson unitetin qytetar

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama: Kryeqyteti s’ka nevojë të ndajë buxhet për TRAM-in elektrik, projekti po bëhet me sektorin privat

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën