Deputeti i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili u paraqit ne seancën e Kuvendit të Kosovës për pak minuta, e liroi atë, raporton teve1.info
Në seancën ku po shqyrtohet Rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës, për pak qaste ka marrë pjesë vetëm deputet i VV-së, Eman Rrahmani.
Megjithatë, ai nuk ka qëndruar gjatë në seancë.
Pasi është përshëndetur me deputet e pavarur Fatmir Humolli dhe Haki Abazi, deputeti Rrahmani është larguar nga salla.
Në seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e opozitës.
Edhe javën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet e kanë braktisur seancën ku pritej të shqyrtohej rezoluta për policinë, e cila është propozuar nga PDK-ja.