TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti Çela dyshohet për tri vepra penale për shpërthimin vdekjeprurës në Lushnjë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Deputeti Çela dyshohet për tri vepra penale për shpërthimin vdekjeprurës në Lushnjë

Prokuroria e qarkut të Fier njoftoi të enjten se deputeti i Partisë Socialiste në pushtet, Bujar Çela, dyshohet për tri vepra penale në lidhje me shpërthimin nga i cili vdiqën dy njerëz në qytetin perëndimor të Shqipërisë, Lushnjë, javën e kaluar.

Ajo tha se nuk ka kompetencë për të kryer hetime kundër Çelajt dhe për këtë, çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Tiranë, për shkak se Çela është anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

Çela dyshohet për “shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrim të pronës nga pakujdesia”.

Prokuroria e Fierit i akuzon edhe gjashtë persona të tjerë për vepra penale në këtë rast, ndërsa e ka arrestuar një person deri tani.

I arrestuari është pronari i një kompanie, që ishte kontraktuar nga deputeti socialist për ndërtimin e magazinës së tij. Por, ai ka pretenduar se “ishte ende në pritje” dhe se kompania e tij “nuk i kishte nisur punimet”.

Shpërthimi i 1 marsit ndodhi pranë një magazine e cila është në pronësi të Çelajt, për të cilën policia tha se kishte leje ndërtimi, por kjo leje ishte tejkaluar, duke u shtrirë në një territor më të gjerë nga sa ishte përcaktuar nga autoritetet.

Babë e bir humbën jetën nga ky shpërthim, ndërsa u plagosën edhe shtatë persona të tjerë, përfshirë vetë Çelajn.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe biznese dhe banesa që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit ka kërkuar që kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Lushnjës dhe katër inspektorë të tjerë të pezullohen nga detyra dhe atyre t’u ndalohet largimi nga vendi gjatë hetimeve ndaj tyre, shkruan REL.

Ata dyshohen për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kryer kontrolle për punimet që po kryheshin në magazinën në pronësi të deputetit socialist, i cili ndodhet ende në spital nën kujdes mjekësor.

Inspektorët kanë deklaruar në Polici se “nuk ishin njoftuar nga bashkia për ndërtimin dhe se sistemi online, që informon institucionet për lejet e ndërtimit, nuk funksiononte prej disa muajsh”.

Pas hetimeve ka rezultuar se shpërthimi është shkaktuar nga një problem që kishte ndodhur gjatë prerjes dhe çmontimit të disa profileve të hekurit duke përdorur flakë me nxehtësi të lartë, në shkelje të kushteve të sigurisë në punë.

Tags: Bujar ÇelaLushnjëshpërthimin vdekjeprurës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën