TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputetët thonë se tentimet e Serbisë për destabilitet duhet të merren seriozisht

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Shtylla elektrike në mes të rrugës në Lipjan, banorët kërkojnë zhvendosjen e saj

Pas kërcënimeve të fundit nga Serbia se situata në Kosovë mund të përshkallëzohet shumë shpejt, anëtarët e komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë për televizionin se këto deklarata duhet të merren seriozisht.

Menjëherë pas ngritjes së aktakuzës për kryeterroristin Millan Radojiçiq dhe grupin e tij, të cilët kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, nisën kërcënimet nga Serbia.

I pari ishte Aleksandar Vulin, ish drejtor i BIA-së serbe dhe aktualisht zëvendës kryeministër në qeverinë e Serbisë, i cili tha se situata në Kosovë mund të përshkallëzohet së shpejti.
E pas tij, kërcënim të ngjashëm bëri edhe Ana Bërnabiq, kryetare e Kuvendit serb.

Këto reagime nga Beogradi zyrtar po i shohin shqetësuese Komisioni për Siguri në Kuvendin e Kosovës.

Rashit Qalaj nga PDK tha për televizionin se Serbia është duke tentuar të krijojë destabilitet në veri.

“Ekziston mundësia që shteti i Serbisë të tentojë edhe më tutje të instrumentalizojë popullatën lokale atje e kom fjalën për komunitetin serb, dhe t’i shkaktojë ndonjë incident apo disa incidente të ndryshme në mënyrë që situata me të vërtetë të dalë nga binarët. Institucionet tona të sigurisë duhet t’i kenë informatat dhe të përgatiten paraprakisht dhe mos t’i gjejnë në befasi, të mos ketë vëmendje vetëm në veri por edhe pjesë tjera ku kemi popullatë të përzier apo popullatë të komunitetit serb që jetojnë në fshatrat e ndryshme” , ka thënë Qalaj.

Krejt kjo sipas Enver Dugollit nga LVV-ja, po vjen pasi që Serbia nuk po shkëputet nga Moska.

“Deri sa kemi një Serbi e cila nuk shkëputet dot nga Rusia, deri sa kemi një Vuçiq dramatik i cili tenton me çdo kusht të instrumentalizojë qytetarët serbë në Kosovë, deri sa kemi një Vulin i cili përkundër asaj çfarë ka bërë e çfarë ka tentuar të bëjë sa ishte shef i inteligjencës pra i BIA-së tani në cilësinë e zv.kryeministrit, i cili udhëton për çdo ditë edhe e koketon për çdo ditë me Rusinë, atëherë nuk është asgjë e papritur. Pra synimet e Serbisë janë destabilizimi i situatës së sigurisë në Kosovë e rajon”, thotë Dugolli.

Deputeti nga partia në pushtet theksoi për Tëvë1 se institucionet e sigurisë në vend, janë duke i trajtuar këto kërcënime me seriozitet.

“Institucionet tona, edhe këto kërcënime, këto synimet e tyre i marrin seriozisht dhe i bëjnë të gjitha përgatitjet që ta mbrojmë lirinë tonë, ta mbrojmë sovranitetin, integritetin, ta mbrojmë rendin, paqen, ligjin dhe kështu me radhë”, thotë Dugolli.

Të premten, Vuçiq paraqiti shtatë kërkesa për çështjen që siç tha ai të “problemit të serbëve të Kosovës”, duke kërkuar ndër të tjerash formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Tags: Kercenimet e Serbise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhepi: Janë dorëzuar mbi 170 projekte për shqiptarët në Luginë – nis vlerësimi nga komisionet profesionale

Rexhepi: Janë dorëzuar mbi 170 projekte për shqiptarët në Luginë – nis vlerësimi nga komisionet profesionale

Ministria e Financave ende s’e ka ndarë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ministria e Financave ende s’e ka ndarë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kriza me transportin urban, Rama – Muratit: Pse nuk po i qet paret?

Kriza me transportin urban, Rama – Muratit: Pse nuk po i qet paret?

OJQ-të akuzojnë ambasadoren Luci për shkelje të neutralitetit diplomatik

Rutte: Siguria jonë është thellësisht e ndërlidhur me situatën në Ukrainë

Gjermania kërkon nga Izraeli t’i përmbahet armëpushimit dhe të lejojë ndihmën

Gjermania kërkon nga Izraeli t’i përmbahet armëpushimit dhe të lejojë ndihmën

​Haxhiu: Abazit nuk i kemi faj e as nuk kemi çfarë t’i bëjmë

Haxhiu akuzon KPK-në për kapje, paralajmëron reforma nga janari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën