Mori mbi 100 mijë vota në zgjedhjet e fundit nacionale.
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Njëjtë si ai do të jenë edhe Uran Ismaili i PDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së në Prishtinë.
Ligjërisht, për kandidaturat e tyre nuk parashihet ndonjë problem, thonë nga shoqëria civile.
“Nëse ata zgjidhen kryetarë Komune atëherë duhet heqë dorë nga pozita e deputetit sepse s’mund të jesh edhe anëtar i Legjislativit edhe njëkohësisht të shërbesh edhe si kryetar i një Komunë i cili është faktikisht edhe pushtet ekzekutiv. Pra, momentin që zgjidhesh kryetar Komune dhe i fiton zgjedhjet dhe e merr mandatin, e jep betimin si kryetar Komune paraprakisht duhesh me dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit nëse vazhdon ose dëshiron me mbajtë pozitën e Kryetarit të Komunës mirëpo sa i përket kandididmit nuk ka asnjë pengesë ligjore”, thotë Vullnet Bugaqku nga KDI.
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës po e sheh këtë si lloj shfrytëzimi të votuesit nga partitë politike.
“Unë mendoj që kjo më shumë ndodhë për faktin që dsia subjekte nuk kanë profile të posaçme ose kandidatura të duhura për pozitat e caktuara qoftë për kryetarë të Komunës dhe prandaj manovrojnë dhe provojnë të themi fatin nëse ndonjë figurë eventualisht e njohur si deputetë edhe që ka pasur pak histori edhe politike mund të provojë edhe të zgjddhet kryetar komunë dhe ta fitojë ndonjë komunë në emër të ndonjë partie politike”, tregon ai.
Edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e cilëson këtë si të pandershme nga ana e kandidatëve.
“Një deputet kur ka kandiduar për Kuvendin e Republikës së Kosovës e ka ditur se cili do të jetë mandati i tij dhe është betuar se do të shërbejë gjatë atij mandati dhe ndërrimi i fokusit thjesht për të kaluar në kryetar të Komunës nuk është në përputhje me atë se çfarë zotuar, ky është aspekti i parë, aspekti i dytë është se gjatë kohës së fushatës i njëjti nuk do të jetë fare i përkushtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës mirëpo do të jetë i fokusuar në fushatën e tij”, tha Shala.
Andaj vlerëson që kjo praktikë të ndalet së zbatuari.
“Definitivisht se këta kandidatë dhe partitë politike duhet që të lënë që të zhvillohen figura të reja brenda partive politike dhe jo që personat e njëjëtë në një moment t;i përdorin për zgjedhje nacionale dhe më pastaj të njëjtit t’i përdorin për zgjedhje lokale”.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte edhe kryetarë komunash që garuan për postin e deputetit, por që ani pse disa fituan hoqën dorë nga kjo pozitë.