TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetët kërkojnë plotësimin e Ligji për farërat dhe pasurimin e miellit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Deputetët kërkojnë plotësimin e Ligji për farërat dhe pasurimin e miellit

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit.

Gjatë kësaj mbledhje u tha se këto dy ligje nuk kanë pasur zbatimin e duhur në praktikë, dhe ky Komision dha rekomandimet e tij për t’i përmirësuar ato.

Isak Shabani, kryesues i grupit punues, tha se gjatë monitorimit për zbatimin e këtij ligji kanë gjetur se ka mungesa të laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektorëve të mjaftueshëm në AUV.

“Komisioni ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve publike. Sigurimi i kontrollit të cilësisë. Keqpërdorimi nga kompanitë të caktuar të tregtimit të farave të pa ligjshme të farave edhe pse nuk janë të licencuar dhe nuk kanë leje për tregtim të farave. Zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore është i domosdoshëm për të arritur sigurinë ushqimore në vend. Nga të gjeturat për të përmirësuar këtë kemi dhënë disa rekomandime. Të bëjë rishikimin e ligjit aktual për farëra, përkatësisht të përgatisë një ligj të ri, duke marrë për bazë rrethanat e reja kohore të krijuara gjatë viteve të fundit. Të rriten kapacitetet institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR). Të rriten kapacitetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për kontroll dhe inspektime”.

Deputetët u shprehen se mbikëqyrja dhe kontrolli efektiv janë thelbësorë për zbatimin e Ligjit për farërat, prandaj sipas tyre, mungesa e laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektoreve të mjaftueshëm në AUV, është sfidë e madhe dhe duhet të evitohet.

“Të rriten kapacitetet e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), për kryerjen e testimeve të farërave. Aktualisht, laboratori i IBK-së nuk është i licencuar për kryerjen e testimeve të farërave, edhe pse më herët ka qenë. Prandaj, duhet të bëhet plotësimi i kuadrove dhe pajisjeve në këtë Institut, i cili është kyç për t’u akredituar. Por, duhet parë mundësitë që të ketë edhe ndonjë tjetër agjenci private apo shtetërore, me qëllimi të evitimit të monopolit në këtë aspekt. Të rritet koordinimi efektiv mes institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe të eliminohen barrierat administrative (ku ka mbivendosje), në procesin e pajisjes me leje dhe licenca”, tha ai.

Fitore Pacolli paraqiti raportin me rekomandime të Ligjit për pasurimin e miellit, por tha që nuk ka të dhëna se a ka pasurim të miellit që nga viti 2017.Ajo tha se buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese dhe për këtë është e nevojshme që sa më parë të krijohet një Ligj i ri për miellin.

“Kosova e ka pasur ligjin për pasurimin e miellit. Pasurimi i millit është bërë vetëm në vitin 2017. Në vitin 2017 nuk kemi më të dhëna më a është pasuruar mielli. Pa pasur të dhëna ka qenë e vështirë edhe të vërtetohet se a është pasuruar milli. Është e rëndësishëm që të jetë një ligj të ri për miellin. Buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese. Rekomandimet janë që Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të sigurojë licencimin e laboratorëve që matin njësitë që duhet shtuar miellit, sipas këtij ligji”, u shpreh ajo./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Shqipëria mposht Andorrën

Formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën